Pas publikimit të lajmit se i p.lagosuri mbrëmë në një lokal në Prishtinë është truproja i kryetares së Bordit të Telekomit, Besa Shatri, ajo ka mohuar se personi në fjalë është shofer dhe truprojë i saj. Madje, ajo thotë se rasti në fjalë nuk ndërlidhet me punën e Telekomit.
“Është shkruar sot se mbrëmë me a.rmë është plagosur truproja dhe shoferi im personal gjë që nuk është e vërtetë. Personi në fjalë Shaban Ramaj nuk është truproje i imi dhe asnjë njohuri nuk kam për ngjarjen e ndodhur mbrëmë”. Në asnjë moment, sipas Shatrit, rasti në fjalë nuk ndërlidhet me punën në Telekomin e Kosovës.
“Unë si drejtoreshë e Bordit të Drejtorëve të Telekomit distancohem nga çdo veprim dhe tentim që të ndërlidhet dhe përflitet emri im me këtë rast sikur kërkoj hetime nga organet e rendit dhe kujdes nga media që mos të përmendem për diçka që aspak nuk ka të bëjë me mua dhe punën time në Telekomin e Kosovës”, ka thënë ajo.
