Një fotografi e postuar në rrjetet sociale nga një gjinekolog arab me një foshnjë të sapo lindur është bërë virale. Arsyeja sigurisht nuk është sepse është një foshnje e porsalindur, por sepse i porsalinduri tërheq maskën e mjekut ndërsa e mban atë në duar.
Gjinekologu Samer Cheaib nga Emiratet e Bashkuara Arabe ishte ai që ndau foton dhe siç pritej u bë virale menjëherë. Momenti është shkrepur në një kohë kur bota përballet me pandeminë dhe maska është kthyer në një mjet të pandashëm.