Categories Covid-19, Lajme

I prekur nga Covid-19, ndërron jetë në Itali bilbili i këngës qytetare fierake

Ndërron jetë në moshën 95 vjeçare bilbili i këngës qytetare fierake Timo Lule. Lule, i prekur nga Covid 19, prej një periudhe kohe ishte i shtruar në një spital në Como të Italisë. Lajmi konfirmohet nga djali i tij dhe të afërm të familjes edhe nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.

Karrierën muzikore Timo do ta niste në Ansamblin e Ushtrisë ku nën drejtimin e mjeshtrit Gaqo Avrazi do të këndonte krahas mjeshtrave Mentor Xhemali, Ibrahim Tukiçi, Xhoni Athanas, Maliq Herri, etj. Më pas do të vijonte në Fier si mësues, inspektor arsimi, këngëtar në trupën e estradës profesioniste dhe drejtues artistik i shtëpisë së kulturës. Timo Lule u shqua veçanërisht në interpretimin dhe përpunimin e këngës qytetare e popullore, duke i qëndruar besnik tabanit dhe traditës lokale.

Këngë të interpretuar prej tij gjenden sot në arkivat e fonotekës kombëtare. Disa prej arritjeve të tij ndër vite ishin edhe ngritja e grupeve artistike dhe ansambleve amatore të Semanit, Cakranit, Gorishovës, Hekalit, si dhe arkivimi në Institutin e Folklorit të një korpusi prej 240 këngësh të regjistruara të Fierit dhe Myzeqesë. Në vitin 2009, Timo Lule, botoi edhe librin “Fieri dhe Kënga”, një studim me vlera jo vetëm në fushën e folklorit muzikor por edhe atë të historisë. Për kontributin e tij në fushën e arsimit dhe të kulturës, Timo Lule është nderuar me titullin ‘’Qytetar Nderi i Qarkut Fier’’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME