Categories Lajme

I ra të atit nga makina, nuk e pa/ Drejtori i spitalit tregon për 5-vjeçarin

Një rast i rëndë u raportua një ditë më parë në qytetin e Shkodrës. Një 5-vjeçar ra aksidentalisht nga automjeti i të atit, duke mbetur i plagosur. Ngjarja, sipas policisë, ndodhi rreth orës 17:25 minuta në lagjen “Skënderbeg”. 50-vjeçari udhëtonte me 4 fëmijët e tij, kur i mituri ra nga mjeti. 5-vjeçari ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve, në spitalin e Shkodrës. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar drejtori i spitalit, i cili tregon se i mituri ende nuk e ka kaluar rrezikun. Drejtori i spitalit rajonal të Shkodrës, Ardian Dajti, ka deklaruar se gjendja e fëmijës 5-vjeçar “është më e qetë, por vazhdon të jetë në reanimacion dhe ende nuk e ka kaluar rrezikshmërinë. Mjekët po kujdesen për të, por nuk ka një përkeqësim të gjendjes së tij shëndetësore. Duhet pritur sërish për të patur një përgjigje mbi gjendjen shëndetësore në ditët në vazhdim”, tha ai. Babai i fëmijës, Hilmi Kurtaj, teksa po udhëtonte me mjetin e tij, nuk e ka vënë re që fëmija ka rënë nga makina. Ka qenë një makinë tjetër që e ka parë rastësisht në rrugë fëmijën e mitur, të gjakosur dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Duke e marrë menjëherë dhe duke e dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës.

Sipas babait të fëmijës, i vogli ka hapur dritaren e pasme të makinës në të cilën ndodhej, dhe ka rënë në rrugë duke u dëmtuar. Hilmi Kurtaj ka vijuar rrugën dhe nuk e ka vënë re aspak se fëmija ka rënë nga xhami i pasmë i mjetit që po drejtonte. Vetëm pasi ka shkuar në shtëpi, babai e ka kuptuar se fëmija i tij nuk ndodhej në makinë. Pas publikimit të këtij lajmi, babai ka shkuar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës, duke mësuar se fëmija i tij ndodhej aty në gjendje të rëndë shëndetësore. 50- vjeçari u ka treguar mjekëve dhe policisë se nuk e kuptuar që fëmija 5-vjeçar ka dalë nga dritarja, dhe ka rënë në mes të rrugës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME