Categories Lajme

I refuzuan 2 herë lejen e qëndrimit në Britani, 30-vjeçari shqiptar kërkon të përdorë gruan: Mos më largoni, djali im 3 vjeç…

Është tashmë i njohur fakt i se sa shumë shqiptarët e kërkojnë Anglinë, madje rrezikojnë jetën me gomone për të kaluar La Manche për të hyrë në Britani si emigrantë ilegalë e për të jetuar atje.

‘The Telegraph’ ka sjellë sot në vëmendje rastin e një shqiptari, i cili edhe pse është deportuar dy herë nga Britania, vijon të kërkojë të drejtën e lejeqendrimit.

30-vjeçari Blerim Ismalaj u dëbua për herë të parë nga Britania e Madhe në janar të vitit 2013, pasi kaloi 16 muaj në një burg për të miturit.
Që atëherë, ai është kthyer dy herë në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjatë qëndrimit të tij të fundit në vitin 2019, ai u bë me një fëmijë nga partnerja e tij britanike.

Ismalaj përdori pikërisht këtë fakt, pra që tashmë në jetën e tij është edhe një fëmijë, që të argumentonte se i takon e drejta e lejeqendrimit sipas Aktit të të Drejtave të Njeriut.

Ai pretendon se jeta e djalit të tij tre vjeçar do të ndikohej negativisht nëse ai do të detyrohej të largohej përsëri Britania.

Megjithatë vendimi për ekstradimin e tij është lënë në fuqi nga gjykata.

Daily Mail raporton se një ngjarje e tillë vjen pasi Britania e konsideron fluksin e shqiptarëve që mbërrijnë e gomone në brigjet e vendit, një problem tejet shqetësues.

Sekretarja e Brendshme Priti Patel nënshkroi një marrëveshje deportimi me Shqipërinë në korrik 2021, duke lejuar Britaninë të kthejë kriminelët dhe azilkërkuesit të cilëve i refuzohet azili.
Ismalajt iu dorëzua për herë të parë një urdhër dëbimi në dhjetor 2012 në moshën 20-vjeçare, pasi u dënua për prodhim narkotikësh.

Ai u deportua në Shqipëri një muaj më vonë, por e shkeli këtë urdhër duke u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar në tetor 2016, ku nisi një lidhje me një britanike, nënë e dy fëmijëve.

Ai u deportua sërish për në Shqipëri në korrik 2018, por u rikthye në Britaninë e Madhe në janar 2019, një muaj para lindjes së djalit të tij në gusht kur edhe u kurorëzua në martesë me partneren.

Në fillim të këtij muaji, bashkëshortja e tij ka udhëtuar drejt Shqipërisë me tre fëmijët e saj për t’u treguar atyre vendlindjen e Ismalajt.

“Blerimi është burri im. Unë jam gruaja e tij. Së bashku kemi një fëmijë, një djalë tre vjeç. Ai nuk ka një vizë për të qëndruar këtu, kështu që nuk mund të punojë. Ishte në proces, por është refuzuar”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME