Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar pas një postimi të bërë nga kryeministri dy ditë më parë, ku i quante studentët si pengmarrës.
Sipas Berishës, se pengmarrësi i vetëm është ai, pasi sipas ish-kryeministrit, ka marrë peng vendin.
Postimi i plotë:
Kryepengmarresi sulmon si ordiner studentet greviste misionare!
Te dashur miq, prej disa ditesh me radhe, ne daljet e tij te neveritshme publike mender krye krye kreu fyen duke etiketuar si pengmarres studentet greviste per fajin e vetem se ata, ne perputhje me rregullin universal te greves, mbyllin dyert me qellim qe grevethyesit, njerez te blere nga qeveria te mos mund te ushtrojne aktin e ulet amoral te besprerjes, pra grevthyerjes.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete qendrim te tij prej ordineri, i rikujtoj skizoidit me pushtet se kryepengmarresi i ketij vendi dhe kombi je ti dhe vetem ti, qe me lidhjet tua me krimin, vjedhjet dhe megaaferat e korrupsionit u ke rrembyer, marre peng te rinjve te ketij vendi dhe mbare shqiptareve, me te çmuaren qe ka njeriu, shpresen.
Prandaj ju bej thirrje qytetareve te mbeshtesin me te gjithe forcen e tyre greven historike te studenteve si rruge e vetme per te rikthyer shpresen dhe besimin tek Shqiperia te plaçkitura nga regjimi i kakistokracise se Edvin Kristaq Rames! sb