Categories Lajme

I riu braktis vëllain e mitur për azil në Gjermani. Si u zbulua nga policia në Rinas!

Dy persona janë proceduar penalisht në Rinas pasi braktisën fëmijët e mitur në vendet e BE me qëllim azilkërkimin.

Sipas policisë, një 24 vjeçar, banues në Kukës është kthyer si pasagjer i zakonshëm nga Gjermania në Shqipëri dhe gjatë intervistimit nga Policia Kufitare e Rinasit rezultoi se kishte braktisur me dëshirë në Gjermani, vëllanë e mitur 16 vjeç, i cili më pas kishte aplikuar për azil.

Nga ana tjetër, është proceduar një 47-vjeçar, banues në Fushë Krujë sepse djali i tij 15-vjeçar është kthyer deportiv nga Mbretëria e Bashkuar pasi i ati e kishte dërguar ilegalisht në Angli me qëllim kërkimin e azilit, ndërsa vetë ky ndodhej në Shqipëri.

Policia Kufitare e Rinasit ka intensifikuar masat për evidentimin dhe ndëshkimin  ligjor të atyre shtetasve që  braktisin fëmijët e mitur, në vendet e BE-së apo në vende të tjera, me qëllim azilkërkimin.

Kontrolle të imtësishme nga Policia Kufitare, në të gjitha pikat e kalimit, për dokumentacionin, si dhe intervistime për përmbushjen e kushteve për lëvizjen drejt vendeve të BE-së apo në vende të tjera, për të gjithë qytetarët.

Procedohet penalisht nga Policia Kufitare e Rinasit, një 24-vjeçar, për braktisje me dëshirë të vëllait 16-vjeçar, me qëllim kërkimin e azilit në Gjermani.

Gjatë muajit janar 2023, Policia Kufitare e Rinasit ka proceduar penalisht edhe një 47-vjeçar, pasi kishte dërguar me dëshirën e tij ilegalisht, me qëllim kërkimin e azilit në Angli, djalij e tij të mitur 15-vjeçar.

Policia Kufitare e Rinasit, në vijim të punës për parandalimin e azilkërkimit dhe braktisjen e fëmijëve apo familjarëve të mitur  në vendet e BE-së apo në vende të tjera, me qëllim azilkërkimin, ka intensifikuar punën për kontrollin e imtësishëm të dokumentacionit për të udhëtuar dhe intervisitimet për arsyen dhe qëllimin e udhëtimit jashtë vendit apo të atyre që kthehen në Shqipëri, duke braktisur fëmijët apo familjarët e mitur, me qëllim kërkimin e azilit.

Në këtë kuadër është proceduar penalisht, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, shtetasi A. P., 24 vjeç, banues në Kukës. Ky shtetas, në datën 11.02.2023, është kthyer si pasagjer i zakonshëm nga Gjermania në Shqipëri dhe gjatë intervistimt të thelluar nga Policia Kufitare e Rinasit rezultoi se kishte braktisur me dëshirë, në Gjermani, vëllanë e mitur 16 vjeç, i cili më pas kishte aplikuar për azil, në Gjermani.

Po në kuadër të këtyre masave, më datë 14 janar, Policia Kufitarr e Rinasit ka proceduar penalisht edhe shtetasin S. D., 47 vjeç, banues në Fushë Krujë. Procedimi ndaj tij filloi sepse djali i tij 15-vjeçar është kthyer deportiv nga Mbretëria e Bashkuar dhe gjatë intervistimit të thelluar rezultoi se shtetasi S. D. e kishte dërguar ilegalisht në Angli, djalin e tij të mitur, me qëllim kërkimin e azilit, ndërsa vetë ky shtetas ndodhej në Shqipëri.

Departamenti i Policisë Kufitare në Policinë e Shtetit vijon bashkëpunimin e ngushtë me homologët e të gjitha vendeve të hapësirës SCHENGEN, e më gjerë, për verifikimin, identifikimin dhe ndëshkimin ligjor të të gjithë atyre që braktisin të miturit, për qëllime azilkërkimi.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët të mos ndërmarrin asnjë veprim që ka si qëllim azilkërkimin, pasi shanset për të fituar atë janë zero. Policia e Shtetit është e vendosur për të ndëshkuar ligjërisht të gjitha rastet e braktisjes së fëmijëve të mitur, jashtë vendit, me qëllim azilkërkimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aktivisti Baki Goxhaj rrëfen tmerrin në flotiljen humanitare: Na lidhën dhe na dhunuan

Flotilja humanitare në të cilën ndodheshin aktivisti vlonjat Baki Goxhaj, por edhe persona të tjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Cilat janë shenjat më me fat të Horoskopit në muajin Qershor?

Sezoni i Binjakëve ka mbërritur zyrtarisht dhe solstici i verës është shumë afër, por së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gramsh, automjeti del nga rruga dhe përplaset me shtyllën

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmë në qytetin e Gramshit, ku një automjet ka dalë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Objekti i dyshimtë pranë Ambasadës Amerikane/ Kova me fasule ngre në këmbë policinë

Një objekti i dyshimtë alarmoi mëngjesin e sotëm banorët në zonë e Rrugës së Elbasanit, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti kriminal i shqiptarëve ‘mbushën’ Italinë me kokainë, media italiane: Duhet goditur ‘koka kryesore’ në Shqipëri

Pas çmontimit të rrjetit kriminal të tre grupeve të ndryshme shqiptarësh që furnizonin me kokainë…

LEXO ME SHUME