Categories Lajme

I riu ishte asimptomatik, Urgjenca del me sqarim: Para tre ditësh…

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka dalë me sqarim pas disa lajmeve në internet se 27-vjeçari nga Kavaja nuk e kishte marrë ndihmën mjekësore menjëherë. Në një reagim në faqen zyrtare në Facebook, Urgjenca thotë se para tre ditësh i riu ka telefonuar për herë të parë në numrin 127 dhe kishte thënë se ishte pozitiv me Covid-19 e kishte dhe sëmundje të tjera. Urgjenca thotë se pas kësaj telefonate ka shkuar “ekipi mjeksor i spitalit Kavajë dhe pasi e ka bërë vizitën mjeksore ka aplikuar një terapi për qetësimin e simptomave të sëmundjes. Pacienti ishte vizituar edhe nga një mjek pneumolog dhe kishte bërë një konsulencë me mjekun hematolog.

Pas një ore qytetari telefonon përsëri 127 duke referuar se nuk po qetësohej. Është dërguar përsëri ekipi mjeksor dhe pacienti është transportuar në spitalin infektiv në QSUT në Tiranë, ku është shtruar që prej datës 21 korrik me kod të verdhë, brenda ditës kur ka telefonuar”. Sic raportoi ministria, Urgjenca thekson se: “27-vjeçari ka marrë ndihmën mjekësore për disa ditë në spitalin infektiv, ku megjithë përpjekjet e stafit, nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e aksidentit cerebral vascular. 27- vjecari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID19”.

REAGIMI I PLOTE Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore sqaron opinionin publik në lidhje me humbjen e jetës së 27 vjeçarit nga Kavaja. QKUM ngushëllon familjarët për hubjen e jetës së djalit 27 vjeçar. Lidhur me dezinformimin e përhapur në media se të riut i është mohuar shërbimi mjekësor, sqarojmë si vijon:

Pacienti me inicialet A.C, 27 vjeç, ka telefonuar për herë të parë në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127, në datën 21 Korrik, rreth orës 14:00. Pacienti referon se është Covid-19 pozitiv dhe vuante nga drepanocitoza dhe hepatiti B. Ka shkuar ekipi mjeksor i spitalit Kavajë dhe pasi e ka bërë vizitën mjeksore ka aplikuar një terapi për qetësimin e simptomave të sëmundjes. Pacienti ishte vizituar edhe nga një mjek pneumolog dhe kishte bërë një konsulencë me mjekun hematolog.

Pas një ore qytetari telefonon përsëri 127 duke referuar se nuk po qetësohej. Është dërguar përsëri ekipi mjeksor dhe pacienti është transportuar në spitalin infektiv në QSUT në Tiranë, ku është shtruar që prej datës 21 korrik me kod të verdhë, brenda ditës kur ka telefonuar. (rekordet bashkëlidhur). Duke hedhur poshtë cdo aludim të pavërtetë për punën e palodhur të ekipeve mjekësore të Urgjencës mjeksore, sqarojmë opinionin publik se Urgjenca Kombëtare është në shërbim 24/7 me profesionalizëm për t’ju përgjigjur nevojave të qytetarëve, jo vetëm pacientëve me COVID por të gjitha patologjive në të gjithë vendin. 27 vjeçari ka marrë ndihmën mjekësore për disa ditë në spitalin infektiv, ku megjithë përpjekjet e stafit, nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e aksidentit cerebral vascular. 27 vjecari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME