Categories Lajme

I riu në Tiranë: Shkova të operoja syrin me probleme, klinika private më dëmtoi edhe syrin normal

Dy fëmijë humbën jetën tragjikisht pas trajtimeve mjekësore, ndërsa diagnoza e gabuar po shton vdekjet tek pacientët në Shqipëri. Fenomeni po merr përmasa alarmante në vendin tonë ku çdo vit raportohen padi të shumta nga pacientë të dëmtuar dhe familjarë që kanë humbur të afërmit. Nga neglizhenca që kushton jetë tek mungesa e autopsive për të zbuluar shkaqet e vërteta të fataliteve.

Në moshën 22-vjeçare, ai shpenzoi 50 mijë euro për të kuruar dhe normalizuar shikimin, por sot, ka mbetur vetëm me njërin sy. Gjithçka si pasojë e një gabimi fatal në procedurat mjekësore të ndjekura nga okulistët e një klinike private në Tiranë, që nuk e pranuan kurrë fajësinë.

Odisea e të riut Lela nis në vitin 2019. Pas një operacioni të suksesshëm në syrin e majtë, klinika private i sugjeron një operacion edhe në syrin e djathtë. Ky operacion rezulton fatal për të riun Lela, pasi ai humb tërësisht shikimin e syrit të djathtë. Më pas, ai nis procesin e vendosjes së një proteze.

“Kam pas mbajtur syze që prej moshës 10 vjeç, deri në moshën 21-22 vjeç derisa u drejtova tek klinika private. Kisha shqetësim me syrin e majtë. Kisha shikim të dobët dhe kisha nevojë për ndërhyrje. U konsultova me doktor Andrean. Pasi më vizitoi më tha që ke nevojë për ndërhyrje”- u shpreh Sali Lela, denoncues.

Pacienti Lela vendosi të operohej në klinikën në fjalë, teksa të tjera institucione private shëndetësore të specializuara në fushën e okulistikës nuk e merrnin përsipër. Me sa duket, rasti i tij paraqiste risk të lartë.

“Klinikat e tjera më thoshin që deri në moshën 25 vjeç mos e bëj ndërhyrjen, kurse doktori rus Andrea më tha që bëhet menjëherë. Kisha nevojë për operim tek syri i majtë dhe të vendosja lente. Operacioni u la pas dy javësh”– u shpreh denoncues Sali Lela.

Operacioni i parë shkoi mirë. Doktori vendosi që Saliu ti nënshtrohej edhe operacionit të dytë në syrin e djathtë një muaj pas ndërhyrjes së parë. Pikërisht, këtu mendohet se ka ndodhur gabimi.

“Syri i djathtë kishte 80-90 % shikim. Ne thamë pse ta ngacmonim? Ai tha që duhet të shkojnë të dy numrat në mënyrë të barabartë. të bëhen të dy kristalinat njësoj. shkova si në operacionin e parë, të njëjtat procedura. u futa në sallë, vazhdoi operimi, anestezia ishte totale, syri tjetër me anestezi lokale. Pasi ishte hapur syri më ka dalë anestezia. Aty kanë filluar dhimbje të forta, të padurueshme. Më kanë lidhur këmbë, duar, më kanë mbajtur deri sa më kanë qetësuar dhe më kanë vendosur prapë anestezi. kam dalë pas 4 orësh“- tha Lela./ Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga student ekselent i Mjekësisë te hapja e varrit në Lushnje, historia tronditëse e 36 vjeçarit

Një ngjarje tronditëse u raportua këtë të martë, 21 prill, nga Lushnja, ku një 36…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet baza e drogës në Shkodër, në pranga dy të rinj, në kërkim bashkëpunëtori!

Dy të rinj janë arrestuar në Shkodër, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas zbulimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje të reja/ Vrasja e Goxhajt në Memaliaj, dyshohet për atentat të mirëorganizuar. Pistat

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e së martës në Memailaj, ku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën prej arrestit kardiak i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit

Një 69-vjeçar, i cili vuante dënimin në burgun e Fierit, ka humbur jetën në mënyrë…

LEXO ME SHUME