Categories Lajme

I riu që zbukuron qytetin/ Në prag të festave, 28-vjeçari pikturon muret dhe dyqanet e Vlorës

Vështirësitë ekonomike dhe mungesa e një telajoje e të bojërave të vajit për të realizuar pikturat e tij e detyrojnë Harilla Ibrahimin të pikturojë nëpër muret apo vitrinat e lokaleve dhe restoranteve të qytetit të tij, Vlorës. Harilla është 28 vjeç. Talentin për pikturë e zbuloi në vogëli, kur aparati i tij i dëgjimit nuk punonte dhe ditët e tij plot mërzi i mbushte me vizatime.

Aftësia e kufizuar nuk e pengoi ta zhvillonte më tej këtë pasion me studimet në shkollën e pikturës, në qytetin e Vlorës.  Por ëndrra e tij për të mbaruar Akademinë e Arteve nuk u realizua. I rritur vetëm nga nëna e tij dhe me një vëlla tjetër me aftësi të kufizuar, sot Harila përpiqet të sigurojë jetesën, jo vetëm të tij, por dhe të familjes në çdo mënyrë e në çdo kohë… shi apo diell.

Në prag te festave të fundvitit, Harillën e shikon nëpër vitrinat e dyqaneve duke pikturuar mbi to tema “Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri”, apo dekorimet e tortave me pluhurin industrial, të cilat ja ofrojnë dhe kërkojnë vetë bizneset e pastiçerive të qytetit të Vlorës. Ëndrra e tij është të ketë “telajo dhe penel”, mjetet e piktorit, por dëshira më e madhe është të gjejë një vend pune të qëndrueshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME