Categories Lajme

I riu shqiptar kërcënon nënën e tij nëse nuk i plotëson dëshirat materiale

Autoritetet italiane kanë arrestuar së fundmi një 28-vjeçar shqiptar pasi ka keqtrajtuar dhe kërcënuar nënën e tij. Mediat italiane bëjnë me dije se policia në Città di Castello ka arrestuar një 28-vjeçar shqiptar, banues në Umbertide pasi dyshohet se ka sulmuar disa herë nënën e tij, duke u detyruar të plotësojë kërkesat e vazhdueshme për para.

Një muaj më parë gruaja iu drejtua policisë pas një kërkese tjetër për para nga djali i saj i cili kur ajo refuzoi e kishte kërcënuar me vdekje, duke prishur shtëpinë duke thyer mobilje dhe elektroshtëpiake.

Por vetëm falë ndërhyrjes së policisë u shmangën pasojat më të rënda të kësaj ngjarje. I riu u arrestua por, gjykata e Perugias vendosi të lehtësonte masën kufizuese duke e urdhëruar të riun të largohej nga shtëpia e familjes dhe të mos afrohej më nënën e tij.

Nga hetimet e mëpasshme të policëve rezultoi se kërkesat për para dhe keqtrajtimi vazhdonin prej disa kohësh, me sulme të vazhdueshme dhe qëndrime të dhunshme.

Në këtë pikë, Prokuroria Publike e Perugias i kërkoi gjyqtarit hetues masën e paraburgimit në burg, duke hipotezuar edhe krime të rënda si zhvatja. Kërkesa që u pranua nga gjyqtari dhe policët u paraqitën në shtëpinë e 28-vjeçarit e arrestuan dhe e çuan në burgun e Capanne me akuzën për agresion të vazhdueshëm dhe qëndrime të dhunshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME