Categories Showbiz

I riu shqiptar shkon në finalen e kuzhinës në Francë/ Pjata me bazë shqiptare “i zbardhi faqen”

I riu shqiptar, Armand Hasanpapaj, është një nga kuzhinierët më premtues në Francë. Si provë për këtë është fakti që u rendit i katërti në finalen e “Objectif Top Chef”, e cila u transmetua deri në janarin e këtij viti. I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Armando rrëfeu të gjithë përjetimet e tij gjatë këtij konkursi. Ndër pjatat që shefat në Francë e kanë pëlqyer më së shumti dhe e kanë vlerësuar me pikë maksimale, është një pjatë me bazë mishi dhe byreku, e përafruar me gatimet tradicionale shqiptare. Megjithatë objektivi i madh për Armandon, është të mësojë të bëj bakllavanë, të cilën mamaja e tij pastiçeri, e bën shumë të mirë.

“Ishte një konkurs i vështirë, thjesht të isha në vendin e katërt nga 180 kandidatë, është një arritje dhe fitore për mua. Kanë veçuar tek unë siç jam integruar për pak kohë dhe përkushtimin. Kam marrë komente shumë të mira nga shefat. Mendoj që kur e ke mendjen e fortë dhe thua se do t’ia dal, arrin shumë. Mendoj që çdo gjë është tek truri.

Një orë kishe shefat, gazetarëve duhet t’ju përgjigjeshe, presioni ishte shumë i madh. (Pjata që u pëlqye më së shumti nga shefat)Pjata e parë sigurisht, për të hyrë në këtë konkurs të japin një pjatë që duhet të bësh. Unë bëra mish viçi dhe byrek me domate, e përgatitur me djathë dhie, mora pesë yje. (Pjata ku pak a shumë dështove) Duhej që për një orë të bënim një pjatë me bazë veze 100%, nuk më inspiroi shumë, bëra maksimumin dhe me atë u eliminova. Duhet të bëje disa përgatitje vetëm me vezë. Bakllavaja është shumë e vështirë, sepse kuzhina shqiptare ka shumë teknika. Teknika e kuzhinës shqiptare është shumë e veçantë. Unë kam më shumë atë me duar, sepse aty është bukuria, mamaja ime pastiçeri e bën shumë të mirë”, tha Armando./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME