Categories Lajme

I rrezikohet jeta nga mungesa e dializës, autoambulanca nuk ka naftë

Një qytetar nga Çerma e Lushnjes vuan prej kohësh nga një sëmundje kronike. Për këtë arsye  që të mbijetojë ai duhet të bëj patjetër dializë . Nëse këtë proces nuk e kryen në datën apo kohën e duhur atëherë jeta e tij mbetet përfundimisht në dorë të Zotit.

Rushit Muça ankohet në emisionin Fiks Fare se nuk po bën dot dializë . Ai tregon se gjëndja e tij shëndetësore është rënduar. Për 5 vite me rradhë ai ka patur nevojë për dializë për arsye se në mungesë të saj i thyhen kockat e trupit.

Tre janë seancat në javë që ai duhet të kryejë, por nuk ka mundur të bëjë asnjë të tillë që prej 13 ditësh. Për Fiksin zoti Muça shpjegon se nuk lëviz dot nga krevati dhe është akoma më e pamundur udhëtimi i tij me makinë personale drejt klinikës ku bëhet dializa.E vetmja shpresë për të është një autoambulacë që ta çojë nga Çerma e Lushnjës në Berat.

Gazetarët e Fiksit për të zgjidhur këtë problem u interesuan pranë Poliklinikës Divjakë e cila disponon një autoambulancë. Duke shpresuar se do t’i vinte në ndihmë të sëmurit gazetarët flasin me drejtorin e Poliklinikës Divjakë. Ai tregon për Fiksin se është e pamundur t’i mbulojë këta pacientë dhe shkak i vetëm është nafta.

” Pacientë të tillë duhet t’i shoqërojmë 3 herë në javë me ambulancë për të bërë dializën. Vetëm 200 litra karburant në muaj disponon dhe 120 litra  harxhohen vetëm nga transporti i këtyre” shpjegon drejtori poliklinikës. Gjë që është e pamundur sipas tij, pasi nuk i mbetet karburant për rastet e tjera që duhet të përballojë ambulanca. Pra sërish z. Reshat Muça pavarësisht se ka nevojë për dializë, nuk mund ta bëjë dot atë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME