Categories Lajme

I shpallur në kërkim nga Belgjika, shqiptari ka.pet në Itali

Një shqiptar u arrestua të shtunën nga policia italiane, ndërsa për të ishte lëshuar një urdhër arresti nga Belgjika. Arrestimi i shqiptarit, i cili kishte arritur ti zhdukej autoriteteve belge, u arrit pasi policia italiane i kishte zbuluar një lidhje me një vajzë që jetonte në afërsi të Sienas. Policia vendosi të verë nën survejim vajzën, që ishte e dashura e shqiptarit, me shpresën se ata do të takoheshin.

Dhe skema e ngritur funksionoi, pasi shqiptari u vu në pranga në momentin që shkoi të takojë të dashurën e tij.Emri i të arrestuarit nuk bëhet i ditur, por raportohet se ai është 29 vjeç dhe akuzohet se drejtonte një rrjet trafiku të qenieve njerëzore.

Sipas gazetave belge, ai drejtonte një rrjet trafikantësh shqiptarë, që dërgonin njerëz nga Afrika dhe Azia drejt Europës, në veçanti drejt Britanisë së madhe. Belgjika kishte lëshuar një urdhër-arresti, por shqiptari ishte zhdukur. Shqiptari rrezikon 20 vite burg në Belgjikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME