Categories Lajme

I shpallur në kërkim prej një viti, arrestohet 36-vjeçari banues në Sarandë

Megaoperacioni i zhvilluar nga Policia e Shtetit dhe Policia e Greqisë, në vitin 2019, goditi një grup kriminal që trafikonte përmes kufirit të gjelbër me Greqinë, lëndë narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës gjurmuese dhe operacionale, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në kuadër të këtij operacioni, kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar, Aleks Likaj, 36 vjeç, banues në Sarandë.

Në vitin 2019, Gjykata për Krimet e Rënda, Tiranë, i kishte caktuar Likajt  masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. 36-vjeçari dhe shtetas të tjerë (të vënë në pranga gjatë megaoperacionit ndërkombëtar “Brezi i Gjelbër”), të organizuar si grup kriminal, trafikonin përmes kufirit të gjelbër me Greqinë, lëndë narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME