Djali i një efektivi policie, Orlando Paplekaj i ka shpëtuar një atentati gjatë ditës së sotme në Shijak.
Ai po udhëtonte me kamionçinë duke transportuar bombola gazi, kur në drejtim të tij është qëlluar nga një mjet në lëvizje.
Për fat të mirë, shënjestra i ka shpëtuar plumbave. Gjatë dëshmisë së parë në polici ai ka deklaruar: “Më dolën përpara dhe qëlluan në drejtim të kamionçinës.”
Raportohet se ka kapur asnjë plumb ndërsa në vendngjarje janë gjetur 3 gëzhoja.
Orlando Paplekaj tha gjatë dëshmisë së s’ka probleme me asnjë njeri dhe prej 1 muaji ka nisur punën tek një kompani për shpërndarjen e bombolave të gazit në institucione dhe biznese të ndryshme.
“Nuk kam probleme me asnjë person. Unë prej një muaji kam nis pune te kompania dhe shpërndaje bombola oksigjeni neper institucione te ndryshme dhe biznese. Skam lidhje me njerëzit, as me pagesa, asgjë. As probleme personale apo familjare nuk kam”, tha ai.
Si pasojë e të shtënave nuk ka persona të lënduar. Perkola ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë kamionçina ka dalë nga rruga, por pa pësuar dëmtime fizike drejtuesi i mjetit. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët kryesore e dytësore, si dhe kanë rrethuar zonën. Vijon krehja e saj për kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve.
