Categories Lajme

I siguronte armët në Kosovë dhe i trafikonte në Shqipëri, policia arreston 44-vjeçarin

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Mësohet se personi është kapur me dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me fishek në fole, gati për qitje, një silenciator, krehra e municion luftarak, një automjet dhe një aparat celular.

Policia thotë se personi i arrestuar është me disa emra, ndërsa theksohet se ai i siguronte armët në Kosovë dhe më pas i trafikonte në Shqipëri.

“Gjatë kontrollit të automjetit që 44-vjeçari drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me fishek në fole, gati për qitje, një silenciator, krëhra e municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe një aparat celular”, thuhet ne njoftimin e policise.

Njoftimi i policisë

Në kuadër të këtij operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, është finalizuar faza e dytë e operacionit policor të koduar “Transportuesi”.

Sekuestrohen dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me fishek në fole, gati për qitje, një silenciator, krëhra e municion luftarak, një automjet dhe një aparat celular.

Vihet në pranga një 44-vjeçar.

Më parë, në kuadër të operacionit “Transportuesi”, është vënë në pranga një shtetas dhe janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një punë intensive hetimore disajavore, kanë vijuar operacionin policor të koduar “Transportuesi”, dhe kanë goditur një tjetër rast të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, me qëllim shitjen e tyre.

Si rezultat në rrugën “Llazi Miho”, u kap dhe u arrestua shtetasi K. (A). C. (Ç)., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të automjetit që 44-vjeçari drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me fishek në fole, gati për qitje, një silenciator, krëhra e municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe një aparat celular.

Nga verifikimet e kryera dyshohet se 44-vjeçari, pasi ka siguruar armët e zjarrit në Kosovë, dyshohet se i ka trafikuar ato në Shqipëri, me qëllimin shitjen e tyre, te persona të tjerë.

Operacioni “Transportuesi” vijon.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Axhenda/ Mediat greke: Rama viziton Athinën këtë javë! Fjalim në Delphi dhe takim me Mitsotakis?

Mediat helene shkruajnë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të nisë një vizitë disa-ditore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E pazakontë/ Vidhen eshtrat e gruas që ndërroi jetë 17 vite më parë në Lushnje, hajdutët hapen tunel nën dhé

Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese është regjistruar në qytetin e Lushnjes, ku janë vjedhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Qeveria shtyn afatet për projektin 1.4 mld euro në Sazan, kostoja e pastrimit piroteknik te shteti

Qeveria shqiptare ka shtyrë afatet për projektin prej 1.4 miliardë eurosh për zhvillimin e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje tronditëse nga vrasja-vetëvrasja e trefishtë në Itali! Çfarë shkruante autori, divorci i dhimbshëm dhe letra që la (FOTOT)

Një krim i rëndë i trefishtë tronditi opinionin mbarëshqiptar dhe Italinë në fundjavë. 59-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alarm i rremë në Fier, 68 vjeçari i dehur telefonon policinë: Hajdeni se vrava gruan! 64 vjeçarja gjendet shëndosh e mirë në shtëpi

Shërbimet e policisë u nisën menjëherë në vendngjarje, por me të mbërritur në banesën e…

LEXO ME SHUME