Categories Lajme

“I thanë se do e çonin në Tiranë, por…”/ Hoxha zbardh telefonatën me Spartak Dyrmishin

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka sjellë detaje të reja në lidhje me telefonatën me Spartak Dyrmishin, i cili u ekstradua drejt Greqisë pa asnjë procedurë ligjore.

Hoxha tha se në momentin që Dyrmishi është vetë dorëzuar në policinë e Vlorës ka marrë sigurinë nga vetë Drejtori i Policisë se nuk do të ekstradohej në Greqi pa mbërritur më parë dosja e tij.

Sipas Hoxhës, Dyrmishit i ishte thënë se do ta nisnin drejt Tiranës, por në Levan furgoni i policisë është kthyer drejt Gjirokastrës dhe më pas në Kakavijë ku dhe ju është dorëzuar autoriteteve greke, sqaroi gazetari për abcnews.

“Dje më ka kontaktuar Spartak Dyrmishi dhe më ka treguar të gjithë histori. Dyrmishi më bëri me dije se u dorëzua me mirëbesim, i tyhanë do të çojmë në Tiranë, por kur kanë ardhur në Levan furgoni është kthyer për Gjirokastër, dhe i kanë thënë do të bëjmë një verifikim në Kakavijë”, tha Hoxha.

Hoxha rrëfeu gjithashtu se policët shqiptarë kanë bërë një tjetër shkelje të rëndë në kufi, pasi kanë firmosur ata në emër të Dyrmishit, sikur ky i fundit po kthehej me dëshirë në Greqi.

Ai ju bëri thirrje autoriteteve që të nisin menjëherë hetimin dhe të vënë para përgjegjësisë të gjithë personat që kanë shkelur ligjin.

“Pasaportën e kanë patur policët, dhe është kaluar në kufirn grek pasi një polic ka firmosur sikur ai po shkonte me dëshirë në Greqi. Pasaporta është firmosur nga një oficer i Shqipërisë. Zyrtarisht figuron sikur Dyrmishi ka hyrë vetë në Greqi, çmenduri. Ai u është dorëzuar grekëve me pranga, grekët e kanë firmosur sërish vetë hyrjen e tij”, tha Hoxha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME