Flet per here te pare Zef Kovaçi, babai i dy vëllezërve në Elbasan që u përfshin në një përleshje me thika dhe njëri prej tyre, Florenc Kovaçi mbeti i vdekur. Zef Kovaçi ka treguar një rast kur nëna e 14-vjeçares i kishte shkuar në shtëpi në mes të natës për të kërkuar vajzën, por ajo ndodhej në vend tjetër. Sipas tij “e mitura merr njerëz në qafë”.
Sa i përket akuzave për shitje të lëndëve narkotike, Zef Kovaçi tha se djemtë e tij bënin punë të ndershme dhe nuk kishin asnjë lidhje me drogën. Për marrëdhënien e Mikelit me të miturën, sqaroi se djali nuk donte të kishte kontakt me të, por ajo gjente Florencin nga i cili kërkonte të mësonte vendndodhjen e të vëllait.
Zef Kovaçi: Mikelin e kam të sëmurë jashtë rrezikut për jetën. Goditjen e ka shumë të thellë. Në bisedën që dëgjova, jam tronditur jashtë mase tani që dëgjova vajzën. E ëma e vajzës më ka ardhur në orën 11 ose 12 të natës, Mikeli në dhomën e vet dhe kërkonin gocën. Gocën e kanë gjetur në vend tjetër. Më tha vetëm “më fal se e kam ditur që rri me Mikelin se janë shokë shkolle”. E kam shoqëruar deri në shtëpi dhe më kërkonte falje se më shqetësoi në mes të natës. Për më shumë se shokë nuk e di nëse kanë qenë. Po them vetëm se kur do ikte në shtëpinë e vet, i ra telefoni dhe vajza i tha “Jam te shtëpia, ku je ti”. Kjo goca merrka në qafë shumë njerëz. Unë e di ku e kam djalin. Jo vetëm ky por edhe ai që nuk e ka jetën sot, më ka marrë në qafë djalin. I kishte shkuar Florencin dhe i thoshte dua Mikelin se Mikeli nuk i hapte telefonin.
Të dy djemtë i kam pasur në punë dhe për këtë ka të tjerë për tu pyetur. Ata bënin punë të ndershme. Jam habitur jashtë mase sepse nuk është e vërtetë që merren me lëndë narkotike. Unë nuk e kam idenë çfarë domethënë “narkotikë”. Atij që i ka ikur jeta, e kam pasur punëtor, jo me narkotikë.
Me vëllain e të miturës ka pasur ndonjë problem më parë?
Zef Kovaçi: Absolutisht jo. Ishte djali më i mirë, më i urti, më i dashuri nga i gjithë Elbasani. Janë djem të shoqërisë, jo të narkotikës. Mikel Kovaçi ka punuar me 3 turne në Metalurgjik. Ajo goca do të marrë në qafë djalin ti, do t’i marrë jetën. Kur ka ardhur në polici ajo vajza, pse do ta kërkonte Mikelin para mbrapa. Pse më vrau çunin e madh? Pse i shkonte që të gjente Mikelin? Këtë ka bërë ajo, por do flasim ballë përballë.
A e keni parë Mikelin duke pirë lëndë narkotike?
Zef Kovaçi: Asnjëherë. Absolutisht jo.
jyshja e autorit që qëlloi me thikë për vdekje Florenc Kovaçin në Elbasan, ndërsa tjetrin e plagosi, teksa foli për ‘Shqipëria Live’ nuk shfaqi pendesë për krimin e rëndë. Në lidhje me këto deklarata, babai i dy djemve u shpreh se tashmë ata mund të thonë çtë duan pasi asgjë nuk mund ta kthejë djalin e tij në jetë.
“Nuk është e vërtetë, ta jap me bindje të plotë dhe jetë. Ata mund të bëjnë çfarë të duan edhe të më akuzojnë tani që djali im ka humbur jetën. Ishalla ti japi zoti jetë dhe të flisni me djalin (Mikelin). Ju lutem se prandaj kemi drejtësi. Nuk është e vërtetë kështu si flisni. Në radhë të parë djalin e kam shumë punëtorë, në këtë moshë që është sot. Do i merrni të dhënat”.
Vajza 14-vjeçare, e cila është bërë shkak për krimin e rëndë që ndodhi të shtunën në Elbasan, tha se është përdorur për shpërndarjen e lëndës narkotike për 1 vit e gjysmë dhe deklaroi se Mikelin e kishte më shumë se shok, por miqtë e dy vëllezërve e kanë shfrytëzuar për 1 vit.
Pas këtyre deklaratave të forta të bëra nga vajza, i ati i dy djemve thotë se djali i ka thënë se ata kanë qenë thjesht miq shkolle, por nuk di detaje të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje. Madje, babai tha se ende nuk ka komunikuar me policinë në lidhje me ngjarjen pasi gjëja e vetme që ka bërë është nxjerrja e trupit të pajetë të njërit prej djemve të tij nga spitali, ndërsa tjetri lufton për jetën!
“Djali më tha që e kishte shoqe shkolle. I kam thënë që hiq dorë nga goca se kemi hallet problemet tona. Se mbase e dashuron dhe do ta marrë për nuse. Mikeli është 19 vjeç. Më hollësisht mund ti japi vajza dhe djali për këto muhabete, Mikelin shyqyr zotit e kam gjallë, nga goja e tij do nxjerri diçka, edhe nga ana e vajzës. Nuk di ta shaj atë vajzën… Unë si prind do jem shumë i drejtë, është gjynah dhe turp të diskutojmë. Ma futën djalin në dhe. Kjo 14 vjeçja është e vogël, por i vrau djemtë e mi. Unë nuk di gjë, nuk më ka sqaruar asgjë policia për këtë ngjarje. Vetëm kam nxjerrë djalin të vdekur nga spitali”, u shpreh babai.
