Categories Showbiz

I thashë që jam biznesmen, i riu rrëfen historinë e tij të dashurisë

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare është bërë Ramiz Debreshi, 24 vjeç me origjinë nga Dibra, por që ka jetuar në Durrës së bashku me prindërit. Prej disa kohësh ai jeton me të dashurën në qytetin e Korçës. Ai ka ardhur të rrëfejë historinë e tij të dashurisë me Katerinën të cilën për shkak të disa gabimeve që ka bërë e ka zhgënjyer shumë.

“Unë në vitin 2016 punoja si agjent shitjesh për produkte ushqimore dhe në një dyqan përballë shkollës, shikoj një vajzë që më la shumë përshtypje. Pas 2 javësh kthehem në Korçë dhe pashë të njejtën vajzë prap. Thashë do interesohem dhe gjej një person që e njihte atë vajzë.

E marr në kafe dhe pa i rënë në sy i them shiko kjo vajza nuk më duket vajzë e mirë, ai më tha e ke shumë gabim, është një vajzë shumë e mirë dhe është nga një fshat i quajtur Zvirinë. Në atë moment e kuptova që ishte nga Zvirina dhe do e dija se ku do e prisja e ku do e shihja. Ajo shkonte vazhdimisht në shkollë me biçikletë dhe i them që e di që biçikleta jote nuk ka frena, por bëj si të bësh ndalo dhe të flasim pak. Ajo ma kthen duke thënë nuk kam asnjë interes nga biseda jote.

Më pas vazhdoja tentativat e mia derisa e takova dhe e binda që të pinim një kafe tek Pazari i Korçës. I tregova për familjen dhe vazhduam të takoheshim më shpesh. Unë fillova të frekuentoja Korçën më shpesh dhe dilja me Katerinën, derisa arritëm në atë konkluzionin që ne vërtet po ndjenim diçka për njëri-tjetrin.

Në një nga takimet tona ka qenë edhe një përqafim i joni. E kam puthur për herë të parë në ballë sepse në ballë puthen princeshat. Në përqafimin e parë që i dhashë ndodhi një gabim. Nuk isha i drejtë dhe e kam mashtruar. Unë doja të dukesha dhe i them që ky biznesi që punoj nuk jam i punësuar por është biznesi im. I them që të ardhurat e mia janë rreth  800 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që unë kisha një rrogë 400 mijë lekë të vjetra. Këto fjalë nuk i interesonin Katerinës. Vazhduam një lidhje normale për 3 vite dhe pa problematika të mëdha së bashku dhe në disa pjesë fillova ta gënjeja prap, është shprehur Ramizi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME