Categories Lajme

I theu xhamat e banesës komshiut e kërcënoi policinë me sëpatë, arrestohet 36-vjeçari me 22 kg kanabis në Kolonjë

Një 36-vjeçar është vënë në pranga për shkak se ka kanosur policinë dhe në banesën e tij janë gjetur një sasi prej 22 kg kanabis.

Sipas policisë i arrestuari është B.A 36-vjeç, dhe e gjithë ngjarja ka ndodhur në fshatin Toç Lart, ku ai është konfliktuar me komshiun E.M 66-vjeç, pasi këtij të fundit i kishte thyer xhamat e banesës.

Në momentin që policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të shuar konlfiktin, është përballur me rezistencën e B.A i cili me anë të një sopate ka kërcënuar policinë për shkak se nuk donte që banesa e tij të kontrollohej.

Por policia ka mund ta neutralizojë dhe më pas të kryej kontroll në banesë, ku u gjet një sasi prej 22 kg kanabis. Po ashtu në banesë janë kapur edhe 69 fishekë.

B.A., (i dënuar më parë për “Dhunë në familje”) u arrestua në kushtet e flagrancës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, “Kanosja për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës”, si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj babait të tij  F.A, për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME