Categories Lajme

“I vdiq i ati para syve, po flisnin në kamera”/ Gazetari për Florind Belliun: S’i erdhi në varrim

Aktori shqiptar, Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën pasi u hodhën nga kati i i gjashtë i pallatit ku jetonin në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara.

Andi Llubati, aktor, koleg dhe mik i Belliut, thotë se 35-vjeçari ka pasur një periudhë tepër të vështirë me të atin e tij.

Në një intervistë për “Euronews”, Llubati u shpreh se Belliu e ka përjetuar shumë keq vdekjene të atit dhe faktin që ai nuk mundi të vinte në varrimin e tij.

“Flori ka pasur një periudhë të vështirë. Çdo gjë lidhet me humbjen e të atit të Florit para një viti e gjysmë, ajo i vuri kapakun. Flori ka qenë me bashkëshorten dhe me fëmijët në Nju Jork dhe prinderit i ka pasur në Tiranë. Ai ka pasur një situatë shumë të rëndë duke e lidhur këtë me të atin e tij.

Në momentin që Flori ka qenë duke folur me të atin e tij në kamër, i ati ndërron jetë. Të gjithë situatën e ka parë live. Kjo ka qenë skena që Flori shikon live nga kamera dhe më e keqja ishte që Flori nuk mund të vinte në varrim, për shkak se nuk kishte dokumentet”, theksoi Llabati.

Sipas tij, familjarët i kishin thënë se vdekja e të atit kishte lënë gjurmë te ai dhe theksoi se gjatë këtij viti kishte probleme të rënda të shëndetit mendor dhe filloi mjekimin në Nju Jork.

Dyshohet se Florindi fillimisht ka shtyrë nga ballkoni bashkëshorten Ornela dhe më pas është hedhur edhe vetë nga kati i 6-të i pallatit.

Çifti kishte dy fëmijë, 6 dhe 2 vjeç dhe ishin vendosur në lagjen “The Bronx” të Nju Jorkut vetëm 3 muaj më parë.

Policia po heton të gjitha pistat e mundshme, ku nuk përjashtohet ajo e vrasjes së dyfishtë./ Zoom.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME