Categories Lajme

I vëllai dha dorëheqjen nga kryetar i AAK, Daut Haradinaj: Nuk do të kandidoj për atë post

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të AAK duke i hapur rrugë zgjedhjeve të reja në parti.

U aludua se pasardhësi i tij në krye të partisë mund të ishte i vëllai, Daut Haradinaj por ai ka hedhur poshtë mundësinë për të garuar si kryetar i AAK.

“Jam komod me detyrat që kam pas deri tash dhe mandatin që kam marrë nga qytetarët.

E vetmja përgjegjësi që do ta kem në AAK do të jetë ai e kryetarit të degës në Deçan, nëse do të më besohet”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.

“Nuk do të jem anëtarë i kryesisë, nuk do të garoj për Këshillin e Përgjithshëm, por vetëm për degën. Do të përkrah strukturat e reja dhe ky është qëllimi pse kemi zgjedhje të brendshme”.

Haradinaj ka thënë se shpallja e zgjedhjeve të brendshme që do të kryhen deri në qershor të 2020-ës ka ndodhur pas rezultatit në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.
“Ne kemi bërë analiza, ka pas argumente të ndryshme. Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, ndonëse ka pas rezultate të mira nëpër komuna. Me zgjedhjet e brendshme synojmë që AAK të mos jetë e përfaqësuar vetëm nga një regjion”./Telegrafi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME