Categories Lajme

I vendos gabim protezën,Djali stomatologut: Ankohu ku të duash, për mua përplas kokën në mur po deshe!

Lezhë, i vendosin protezën e dhëmbëve një vit më parë, i krijon probleme dhe mjeku stomatolog nuk ja rregullon, por i thotë të presë. Arsyeja sipas tij është mungesa e rezinës, ndërsa zonja pretendon që nuk ja ka marrë përsipër dhe debati degradon në sherr dhe ofendime. Pas ankesës tek Urdhri i Stomatologut, Taze Shtejfnji merr vesh që mjeku ishte i palicencuar dhe punonte tek klinika e të birit. I biri thotë që e di që është e paligjshme, por babai i tij është shumë i kërkuar se ka një jetë që punon edhe pse aktualisht ka dalë në pension.

Gazetarët e Fiksit intervistuan Taze Shtejfnin e cila pretendon se mjeku stomatolog i palicencuar i ka dëmtuar aparatin e gojës, proteza i kishte çarë mishin, i dilte gjak dhe ishte detyruar ta hiqte vet dhe telat ja ka këputur e bija.

“U enjta dhe mjeku nuk më merrte përsipër. Më ka thënë shko ankohu ku të duash, nuk duhet ta kishe prekur protezën. Kur u ankova më thanë është i palicencuar dhe nuk kemi çfarë t’i bëjmë. Unë dua 400 mijë lekët mbrapsht, nuk m’i kthejnë.” -thotë ajo e shqetësuar dhe e revoltuar për të gjithë këtë situatë.

Në atë gjendje të rënduar zonja shkon të ballafaqohet me mjekun stomatolog Lazer Ndoji, i cili nuk ndodhet në punë pasi është me covid. Ajo ballafaqohet me të birin, që e pranon se është e vërtetë që ajo ka shkuar disa herë në klinikë, por nuk ka pasur rezinë për shkak të situatës. Gjatë bisedës ai i thotë zonjës se ajo ka ndërhyrë në protezë dhe  tani proteza  është prishur.

“Unë nuk kam qenë herën e fundit kur ju me babin keni bërë debat. Unë di të them që lekët nuk t’i kthej. Shko ku të duash. Përplas kokën në mur  po të duash, unë nuk kam çfarë të të bëj. Do të çoj në gjyq.”- i thotë ai në fund të debatit. Fiks Fare intervistoi Dorian Ndojin, babai i të cilit punon në klinikën e tij pa licencë. Ai e pranon që kjo është e paligjshme, por e kërkojnë ata të cilëve ai u ka shërbyer një jetë.

“Ai është në pension, por e kërkojnë pacientët që ka pasur. Unë di të them që proteza ka qenë e rregullt, por nëse bie nga pesha ajo lëviz, zonja e ka prekur protezën, i ka këputur telat dhe e ka ngrënë me limë. Ne do ta proçedojmë në gjyq këtë çështje.” pretendon ai gjatë intervistës.

Fiksi kontaktoi nëpërmjet telefonit edhe  drejtuesin e Urdhrit të Stomatologut Lezhë, Mëhill Ndreu. Ky i fundit pranoi që ka dijeni për ankesën. Sipas tij ata e kanë verifikuar dhe mjeku është i palicencuar. Ai pretendon se objekt i punës se tyre janë vetëm ata mjekë stomatologë që janë të licencuar. Pavarësisht se ligjërisht ata duhet të marrin masa për klinikën, nuk kanë marrë asnjë masë akoma, madje nuk kanë njoftuar as Inspektoriatin Shëndetësor, gjë të cilën e kanë detyrim ligjor, në momentin që kanë një sinjalizim që një mjekë punon pa licencë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Preka fundin…”/ Ish-banorja e BBV 5 rrëfen momentin e vështirë të jetës: Një mjekim i gabuar i djalit bëri që…

Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Egi Gjyzeli, ka qenë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën në aksident bashkë me të atin, pedagogu publikon provimin e fundit të studentes së mjekësisë

Mjeku dhe pedagogu Admir Sinamati ka ndarë një reagim prekës për studenten e Fakultetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dërgonin pacientët e onkologjikut në klinika private, Prokuroria dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT dhe mjekët

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimin për mjekët e spitalit Onkologjik dhe zyrtarëve të QSUT. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Tepelenë-Krahës, përplasen dy makina, 8 të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së mërkurës në aksin Tepelenë-Krahës, pranë fshatit Iliras,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në bypass-in Orikum -Vlorë, makina merr para tufën e bagëtive, plagoset çobani

Një aksident ka ndodhur mbrëm në aksin rrugor ByPass në drejtim Orikum–Vlorë. Një mjet tip…

LEXO ME SHUME