Categories Lajme

I vihet tritol banesës në Lezhë, polici rrugor: Nuk kam konflikte, të zbardhet ngjarja

Efektivit të policisë rrugore në Lezhë, Zef Kola i është vendosur tritol në banesën e tij rreth orës 02:00 pas mesnatës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Manati në Lezhë ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të mësuar më shumë detaje. Nga shpërthimi nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Autorët nuk dihen ende ndërsa do të jetë dëshmia e policit që do të zbardhë ngjarjen. Polici Kola tha për mediat se nuk ka konflikte me askënd dhe kërkon që drejtësia që zbardhë ngjarjen. Djali i tij ishte kandidat kryetar të degës së PD-së kur u zhvilluan zgjedhjet para pak kohësh.

“Në fshatin Manati, në porten e e oborrit të banesës së shtetasit Z. K., rreth 50 m nga godina e banesës, në anë të rrugës kryesore Manati-Lezhë, është vendosur një sasi e dyshuar lëndë plasëse e cila ka shpërthyer duke dëmtuar një seksion të portës.

Në vendngjarje po mbërrijnë specialistë të Njësisë Antieksploziv, për të kryer veprimet përkatëse për përcaktimin e llojit dhe sasisë së lëndës plasëse.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”- njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME