Categories Lajme

I vlerësuar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” për qëndresën heroike ndaj diktaturës, ndërron jetë Qani Sadiku, Basha mesazh ngushëllimi

Qani Sadiku, një nga qëndrestarët e diktaturës komuniste ka ndërruar jetë ditën e sotme. Ai vuajti 20 vite në kampet dhe burgjet e regjimit komunist.

Sadiku është vlerësuar nga Presidenti Ilir Meta me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” për qëndresën heroike ndaj diktaturës. Kryedemokrati Lulzim Basha i ka shprehur ngushëllime familjarëve për ndarjen nga jeta të Qani Sadikut, të cilin e cilëson si legjendë të qëndresës antikomuniste.

“Me trishtim mora lajmin e ndarjes së parakohshme të z. Qani Sadiku, legjendë e qëndresës antikomuniste brenda dhe jashtë burgut politik të diktaturës. Ngushëllimet më të ndjera familjarëve, miqve dhe bashkëvuajtësve për këtë humbje. U prehtë në paqe e i paharruar kujtimi i tij!”, shkruan Basha në një postim në “Twitter”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Himarë/ 74-vjeçari gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit në Jalë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Jalë, në Bashkinë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 31-vjeçari dërgohet me urgjencë drejt Traumës, U rrëzua në greminë, duke mbledhur çaj mali

Drilon Agolli, 31 vjeç u rrëzua ditën e djeshme nga një shkëmb në Malin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanionet e Gjipesë, nxirren 4 turistët e bllokuar në greminë

Katër turistë u bllokuan në kanionet e Gjipesë, pjesë e territorit të Bashkisë së Himarës, mesditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME