Categories Lajme

I vodhi motorin para dyqanit në Durrës dhe ia shiti për 60 mijë Lekë, ja si arriti pronari të gjente hajdutin, policia e la të lirë pasi…

Pasditen e 5 Tetorit 2021, në lagjen 18 në Durrës, qytetarit Islam Saka i kanë vjedhur motorin përpara dyqanit të tij. Por, ai ka gjetur vetë hajdutin pasi hapi kamerat e sigurisë.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, që ka siguruar “Stop”, duket qartë skema e vjedhjes deri në detaje. Hajduti i motorit, Korrado Mile, pasi zbret nga një triçikël i afrohet biznesit përballë motorit dhe pasi e ruan për disa minuta, i hipën dhe i jep gaz.

Islam Haka bëri kërkimet e tij në Kavajë, Elbasan,Nishtulla, Fushë-Krujë e Tiranë. Më pas u ndal në Mëzez, tek lagjia e romëve, ku i gjen shtëpinë hajdutit të motorit Korrado Mile. E mbajti Korradon aty, duke njoftuar disa herë sallën operative të policisë.

Islam Saka tregon se si arriti ta gjente hajdutin e motorit, si veproi policia dhe cila është problematika.

Islam Saka: Në orën 16:20 më vidhet motori. I hipën motorit ai zotëria dhe e shtyn me këmbë se çelësa nuk kishte. Kaloi nga këtu iku drejt. Motorin e kisha blerë 2 milionë Lekë. Njoftoj policinë.

Punonjësi i policisë erdhi, qëndroi në dispozicion, qëndruam 3 orë, u detyrova hapa kamerat direkt , edhe më doli një çeçen, një hajdut specialist, një fytyrë e bukur. Ky duhet të jetë afgan, tha.

Ishte me dikë tjetër, zbriti nga një triçikël këtu ai. Ja çova pamjet policisë dhe të nesërmen deri sa e kam gjetur s’kam lënë Kavajë, Elbasan, Nishtulla, Fushë-Krujë deri sa e gjeta. Policia nuk pyeti. Korrado Mile quhej ky. E kapa për krahu. 5 herë nuk më ndihmoi fare salla operative në Tiranë, nisëm një patrullë, erdhi, prit edhe gjysmë ore thanë se ne jemi duke shkuar diku tjetër, po njofto sallën prapë ti, tha.

Kur shkova në Komisariatin Nr.6 aty ishte djalë fisnik, Herman Haka, e falenderoj sepse m’u gjend dhe më qetësoi. Ik e qetë, tha, sepse ne do e kapim.

Forcat e Komisariatit Nr.6 të Tiranës e kapën Korrado Milen dhe e transferuan te Policia e Durrësit, aty ku ka ndodhur edhe vepra penale.

OPGJ Herman Haka-Përshëndetje! Si je? Kur ka shku në lagje Islami, atje i ka gjet adresën atij zotërisë. Pastaj ka ardh aty në komisariat, ka thënë situatën si ka ndodh në Durrës, sipas pamjeve, që ka. Pastaj shpallëm atë, autorin ne. E morëm, e arrestum autorin dhe ia nisëm për llogari Durrësit.

Por këtu ndodh edhe e papritura.

Islam Saka: Shkoj në mëngjes unë, i hyj shefit të krimeve dhe oficeres, atë e prunë tha por ne e kemi lëshuar. Motorin 2 milionë Lekë e ka shitur 60 mijë Lekë. Nuk e mban mend ai.

Pra, Policia e Durrësit e mbajti të ndaluar disa orë hajdutin e motorit dhe më vonë e la të lirë. Pronari i motorit thotë se Korrado e ka shitur motorin por nuk e mban mend kujt ia ka shitur.

Ndërkohë, pronari i motorit, Islam Saka e konsideron të papranueshme që e gjeti vetë hajdutin dhe policia e la të lirë.faxweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME