Një taksist ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se i vodhi një klienti paratë dhe celularët përmes dhunës.
Ngjarja ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës pas kallëzimit të një 20-vjeçari, se taksisti, identifikuar si shtetasi A.P., ndaloi mjetin në një rrugë të pabanuar pranë lagjes Çollakëve, duke e grabitur.
Atje, ai përdori dhunë për t’i marrë viktimës një shumë parash dhe dy aparate celularë, para se ta zbriste nga taksia dhe të largohej nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Finalizohet nga Komisariati Nr.1, operacioni policor i koduar “Night”.
I mori me dhunë një shumë parash dhe dy aparate celularë klientit në taksinë me të cilën po udhëtonte, kapet dhe vihet në pranga drejtuesi i taksisë.
Komisariati i Policisë Nr. 1, pas marrjes së kallëzimit nga një 20 vjeçar i cili kallëzoi se taksisti me të cilin udhëtonte në taksi i kishte marrë me dhunë një shumë parash dhe dy aparate celular, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit Nr.1, shtetasi A.P, 26 vjeç,
Ky shtetas, orët e para të ditës të mëngjesit të ditës së djeshme, ka marrë në taksinë që drejtonte shtetasin Xh.H, 20 vjeç, dhe gjatë udhëtimit, ka ndaluar mjetin në një rrugë të pabanuar në afërsi të lagjes së Çollakëve, dhe i ka marrë me dhunë shtetasit Xh.H një shumë parash dhe 2 aparate celularë dhe më pas e ka zbritur nga taksia dhe është larguar.
Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit A. P., 26 vjeç, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.