Categories Lajme

Trafik kokaine nëpërmjet ‘WatsApp’, kapet në ndjekje 23-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen armë e euro cash

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali një javë më parë për posedim dhe shitje kokaine, një armë gjahu të prerë dhe 460 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Seksioni antidrogë i Varese kishte marrë kohët e fundit lajmin për praninë e një shpërndarësi droge me origjinë ballkanike, i cili duke vepruar me një strategji krejt të veçantë, bënte tregtinë e mallit nëpërmjet rrjetit social dhe platformës WhatsApp.

Pasi vendoste vendin dhe orarin e takimit, ai paraqitej në takime në bordin e një serie të fundit ‘Golf’, me targë zvicerane. Këto detaje janë zbardhur nga hetuesit dhe publikuar sot (21 Dhjetor) në median e vendit fqinj.

Brenda pak ditësh, hetuesit identifikuan makinën dhe e ndoqën atë derisa gjetën shtëpinë e të riut në një komunë në zonën e Varese. Pasi dalloi se po ndiqej, ai ndali mjetin dhe u shtir sikur kishte nevoja personale (fiziologjike), por rrëshqiti me shpejtësi poshtë këmbëve një paketë që tentoi ta fshihte në një zgavër të një prej postave të hekurudhës.

Më tej hipi në mjet dhe vijoi rrugën. Oficerët u ndanë, një grup ndoqi makinën dhe tjetri kontrolloi vendin. Pasi gjetën pakon e fshehur, vunë re se kishte brenda 40 doza kokaine. Më tej u ndal edhe mjeti për kontroll fizik, sikurse edhe 23-vjeçari. Policia tha se iu gjetën 20 doza të tjera dhe një shumë parash e madhe, që mendohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës.

Kontrolli vijoi në banesë, ku u zbuluan në një çantë shpine të fshehur poshtë krevatit, 460 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, si dhe një pushkë gjahu, në dhomën e gjumit, të futura pas një gardërobe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME