Categories Lajme

I vranë kunatin dhe i plagosën djalin në oborrin e shtëpisë/ Kush është Gentjan Bejtja

Gentjan Bejtja dyshohet se është shënjeshtra e atentatit në Krujë, por që u ka shpëtuar plumbave dhe kësaj here. Ish-polici i ka shpëtuar edhe më parë atentatit, ku në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka.

Asokohe Gentian Bejtja mbeti i plagosur. Po ashtu i ka shpëtuar edhe në 2016 një tjetër atentati me eksploziv në makinë, ku edhe në atë kohë mbeti i dëmtuar.

Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale në krime kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë.

Bejtja njihet si miku i ngushtë i Enver Stafukës, personazh i njohur i botës së krimit, i rrëmbyer nga një skuadër “policore” dhe i zhdukur në rrethana të dyshimta në shkurt të vitit 2015.

Por kush është Gentjan Bejtja?

Ai është një emër i njohur për policinë, pasi së bashku me Enver Stafukën, ishin personat që vodhën makinën e përdorur për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në shkurt të vitit 2013. Të dy u arrestuan nga policia një ditë pas vrasjes së kryekomisarit. Gjithashtu, ish-polici Bejtja i ka shpëtuar edhe një atentati me minë të telekomanduar në vitin 2016, ndërsa ka edhe precedentë penalë në krimet ndaj pronës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i cili ndërtoi pa leje duke shfrytëzuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Përplasi për vdekje me makinë të moshuarin, arrestohet 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare është arrestuar pasi përplasi me makinë tip ‘Benz’ një 80-vjeçar. Ngjarja u regjistrua…

LEXO ME SHUME