Categories Lajme

I vuri notën 9 vajzës së Enver Hoxhës, mësuesi rrëfen çfarë i ndodhi

Regjimi diktatorial që u vendos në vendin tonë nga Enver Hoxha ka qenë një ndër më të egrit dhe më mizorët. Fëmijët e diktatorit kanë qenë sigurisht edhe më të përkëdhelurit dhe ishte e pamundur që t’i prekje ata apo edhe të guxoje tu vije notën 9. Por një mësues e ka bërë këtë. Bëhet fjalë për Kastriot Bezati, i cili i ka vendosur notën 9 vajzës së Enver Hoxhës, Pranverës.

“Mua më çuan për praktikë në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. Ky gjimnaz ishte shkolla ku mësonin fëmijët e udhëheqjes. Unë shumë gjëra s’i dija dhe shkova për të dhënë mësim me atë dëshirën për të qenë korrekt dhe idealist. Një ditë çoj në dërrasë një vajzë simpatike me emrin Pranvera. Një vajzë shtatgjatë, simpatike dhe shumë e edukuar. Ajo u përgjigj mirë, por në një vend bëri një ngatërresë. Kur u ul unë i thashë, merr notën 9.

Sa thashë unë 9, gjithë klasa lëshoi një uuuuuuuuuuuuuuuuuu të zgjatur. Unë i pashë i habitur por shumë serioz. Duke parë qëndrimin tim korrekt klasa heshti. Vajza u skuq paksa dhe nuk foli fare. Kur mbaroi mësimi dhe dola nga klasa, një nxënës afrohet dhe më thotë: “Profesor, ajo vajza që i vure 9, është vajza e Enver Hoxhës.” Për një moment shtanga, por e mblodha veten. Po mirë, i thashë, unë i vura notën që meritonte, nuk e fyeva”, ka treguar Bezati.

Mesa duket në atë vite ishte e pamundur që edhe të mendoje pa zë kundër Enver Hoxhës dhe jo më të shprehje mendimet hapur. Kujtojmë këtu se gjatë sundimit të Hoxhës Shqipëria u izolua totalisht për më shumë se 40 vite.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME