Categories Lajme

I zuri këmbët shkëmbi, familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e 25-vjeçarit

Familja e 25-vjeçarit nga Përmeti, Dhimitër Vangjeli, i cili u lëndua në këmbë kur një masiv shkëmbor ra në shtëpinë e tij teksa flinte gjumë ka nevojë për ndihmën e bashkatdhetarëve për kurimin e të riut dhe rindërtimin e shtëpisë së dëmtuar.

Aktualisht i riu ndodhet në një spital të Janinës në Greqi, ku po merr ndihmë mjekësore, pasi gjendja e tij shëndetësore është kritike. 25-vjeçari ishte në gjumë bashkë me bashkëshorten e tij dhe vajzën 2-vjeçare kur një pjesë e shkëmbit u ra mbi çatinë e shtëpisë në fshatin Çarçovë të Përmetit, duke shkatërruar një pjesë të shtëpisë dhe duke lënduar 25-vjeçarin.

Për rrjedhojë familjarët e Dhimitrit, konkretisht motra e tij Ana Vangjeli ka hapur një llogari gofundme, përmes të cilës kërkon ndihmën e qytetarëve për të kontribuar sado pak në shpenzimet e spitalit për vëllanë e saj si edhe pë rshpenzimet për rindërtimin e shtëpisë së dëmtuar nga shkëmbi.

Për të gjithë ata që mund ta ndihmojë Dhimitrin mund të futen në linkun e gofundme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME