Categories Lajme

Identifikohen 3 autorë vjedhjesh, arrestohen 2 prej tyre, tjetri në kërkim

Si rezultat i hetimeve të kryera mbi disa denoncime për vjedhje në banesa dhe biznese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 2 në Tiranë, kanë mundësuar zbardhjen e autorësisë së katër rasteve.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë:

Enea Duçi, 20 vjeç, i dyshuar për përfshirje në vjedhjen e një banese dhe dy lokaleve gjatë periudhës maj-qershor;

Armando Kumani, 33 vjeç, i cili dyshohet se ka vjedhur një shumë parash ditën e djeshme në një banesë në fshatin Arbanë.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi Erion Guce, 21 vjeç, bashkëpunëtor i dyshuar në rastet e vjedhjeve me Enea Duçi.

Policia vijon punën për kapjen e 21-vjeçarit të shpallur në kërkim si dhe për dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme ku këta shtetas mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

IKMT vijon ndërhyrjet në Vlorë, shembje objektesh në Rradhimë dhe Orikum

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar ndërhyrjet në zonën e Rradhimës dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec\ Kishin dalë me varkë për të peshkuar dhe rrezikuan jetën, policia shpëton 2 persona

Policia Kufitare ka ndërhyrë për të shpëtuar dy shtetas që rrezikoheshin të mbyteshin në liqen,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, 15-vjeçari humb kontrollin mbi mjetin dhe del nga rruga, plagosen tre të mitur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Fier-Ballsh”, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhurmat përtej normës, policia e Vlorës kryen kontrolle gjatë natës në baret dhe diskot përgjatë Lungomares

Policia e Vlorës ka zhvilluar kontrolle në disa lokale nate dhe ambiente të muzikës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AKU bllokon pluhurin për ëmbëlsira me pigment toksik, u importuan nga Turqia 1200 kg

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar produktin “Red Forest Fruit Cake”, në vendin tonë…

LEXO ME SHUME