Categories Lajme

AKU bllokon pluhurin për ëmbëlsira me pigment toksik, u importuan nga Turqia 1200 kg

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar produktin “Red Forest Fruit Cake”, në vendin tonë pas një njoftimi të ardhur nga sistemi europian i alarmit për ushqimin RASFF.  Sasia totale e këtij produkti të importuar në Shqipëri është 1200 kg.

RASFF sinjalizoi se në vendin tonë është futur pluhur frutash me origjinë nga Turqia, brenda të cilit ndodhet pigmenti i rrezikshëm për shëndetin e njeriut.

Sipas njoftimit zyrtar të AKU, bëhet fjalë për pigmentin “e kuqe reaktive 141”, një substancë e paautorizuar për përdorim në ushqime dhe me rrezik potencial serioz për shëndetin, e identifikuar fillimisht nga autoritetet greke në një pluhur frutash me origjinë nga Turqia.

Inspektorët e AKU kanë arritur të bllokojnë 365 kg, ndërsa 835 kg e produktit që përbën risk me ndikim serioz në shëndetin e njeriut rezulton të jetë shitur dhe konsumuar.

‘Njoftim për konsumatorin nga RASFF. Në vijim të njoftimit të kategorisë njoftim informues për ndjekje nga sistemi RASFF ku pas kontrolleve të kryera nga Greqia, është konstatuar “Pigment i paautorizuar (e kuqe reaktive 141) në pluhur frutash, me origjinë nga Turqia”, duke përbërë risk me ndikim potencial serioz për shëndetin e njeriut, ju informojmë si vijon: AKU pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmësisë, ka bllokuar sasinë e gjetur në subjekte të produktit Red Forest Fruit Cake me destinacion asgjësimin’, thuhet në njoftimin e AKU.

Pigment i paautorizuar i konstatuar te ky produkt (e kuqe reaktive 141) është një bojë sintetike që përdoret kryesisht për ngjyrosjen e tekstileve, veçanërisht pambukut dhe fibrave natyrale. Ky pigment është rreptësisht i ndaluar të përdoret në ushqime dhe produkte kozmetike

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME