Categories Lajme

Identifikohet vajza e dytë që humbi jetën në aksidentin tragjik në rrugën Durrës-Tiranë

Roxhesa Klironomi, 24 vjeç, është viktima e dytë e aksidentit tragjik në Durrës, e cila deri më tani nuk ishte identifikuar. Gjatë aksidentit ajo nuk kishte mjet identifikimi me vete, gjë që solli edhe vështirësi për identifikimin e saj.

Shoferi 26-vjeçar, Arbër Tivari, banues në lagjen nr. 11 në Durrës është i vetmi i mbijetuar nga aksidenti, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Viktimë e aksidentit mbeti edhe 26-vjeçarja Silva Gjergji, banuese në Mirditë.Të rinjtë po udhëtonin me automjetin tip “Ford” me targë AA014ZE nga Durrësi në drejtim të Tiranës.

Dyshohet se drejtuesi i makinës Arbër Tivari, 26 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen rreth orës 1:15 pas mesnate në kilometrin e 7-të të autostradës Durrës Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME