Categories Lajme

IDENTITET/ Magjia e Gjirokastrës, mjeshtërit e rrallë të polifonisë dhe traditat e trashëguara ndër breza

Në puntatën e ditës së sotme, në “Identitet”, gazetarja dhe moderatorja Aida Shtino ka prezantuar për teleshikuesit e FaxNews, një pjesë të veçantë të qytetit të Gjirokastrës.

Së bashku me të gjitha bukuritë që kjo zonë dhe kryesisht qyteti i Gjirokastrës ka për të ofruar, janë dhe gjirokastritët me kulturën e tyre që e pasurojnë edhe më shumë këtë bosht të rëndësishëm qytetarie.

Ky stil i veçantë, për të cilin Gjirokastra shquhet, ku orientalja shkrihet më së miri me perëndimoren, krijojnë peisazhe mahnitëse.

Moderatorja Aida Shtino, është takuar me aktoren e njohur të qytetit të Gjirokastrës, Liljana Kumbaro Ristani, e cila mban në trupin e saj veshjen tradicionale gjirokastrite, që është paraqitur në foton e mëposhtme.

Veshja e përdorur, është e larmishme në detaje dhe tepër elegante, duke pasqyruar kështu një shije të rafinuar, ku zakonisht tregon dhe një nivel të lartë jo vetëm ekonomik.

Gazetarja, sigurisht që nuk mund të linte pa takuar këngëtarin e polifonisë Roland Çenkon, i cili njihet për faktin që është i aftë të këndojë 4 zëra në një këngë.“Logatja” është një përzierje e veçantë mes vajit dhe këngës në Labëri. Çenko e interpreton shkëlqyeshëm, këtë gjini të magjishme. Si një njeri i vetëm, ai kryen disa role duke zëvendësuar kështu deri në pesë këngëtarë. Si një bekim, jo vetëm për të, por edhe për Shqipërinë, Roland Çenko është një nga mjeshtërit e rrallë që mund ta realizojë këtë proces.

“Identitet”, portretizoi Gjirokastrën edhe një herë, ashtu të gurtë, por të mbushur me ngjyra. Një qytet stoik, historia dhe kultura e të cilit rrëmbejnë adhurimin kujtdo që e viziton.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME