Categories Showbiz

“Idiot, malok, i trashë”, Eduard Ndocaj tregon sherrin me Kryeministrin Rama

Ish-deputeti i Partisë Socialiste në Lezhë, Eduard Ndocaj ka treguar në emisionin “Xing me Ermalin” një konflikt verbal me kryeministrin Rama.

Ndocaj tha se e kishte kundërshtuar Ramën për çështjen e plehrave dhe se ishte zënë me të në telefon.

Sipas tij, telefonata mes tyre kishte zgjatur rreth 30 minuta dhe se Rama i kishte thënë “s’dua të të shoh më në Kryeministri” dhe e kishte quajtur “idiot, malok, të trashë”.

Pjesë nga intervista

Ermal Mamaqi: Më kanë thënë që je zënë një herë live me kryetarin?

Eduart Ndocaj: Jemi zënë disa herë, por një herë jemi zënë në telefon.

Ermal Mamaqi: Aman na thuaj ndonjë gjë se ne vdesim për thashetheme. Ku ishe kur ndodhi telefonata?

Eduart Ndocaj: Ishim në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese dhe po diskutonim për çështjen e plehrave. Po i binte telefonit ky sepse unë kisha bërë një artikull në një gazetë edhe pse isha deputet i PS dhe kundërshtoja dhe akuzoja.

Ermal Mamaqi: Kishe bërë deklaratë kundër qeverisë ndërkohë që ishe në qeveri?

Eduart Ndocaj: Po.

Ermal Mamaqi: Sa i madh që je.

Eduart Ndocaj: Unë ia mbylla telefonin dhe i shkruaj: Kush jeni ju, se jam i zënë. Ai ma ktheu: Jam Kryeministri, dil zhbllokohu. Më thotë Shalsi me kë po flet? I thashë me Kryeministrin. Dil jashtë më tha se ndërpresim mbledhjen. Prita derisa mbaroi mbledhja dhe bëmë debat gati gjysmë ore në telefon dhe pastaj i thashë ta mbyllinim se po vij te Kryeministria. Jo më tha, s’dua të të shoh më në Kryeministri.

Ermal Mamaqi: Po çfarë thoshte kështu në telefon?

Eduart Ndocaj: “Është i ëmbël kështu, më tha: Idiot, malok, i trashë. Është i ëmbël, gjuhën e ka”.

Ermal Mamaqi: Kur do është delikat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME