Categories Lajme

IGJEUM: Sot dhe nesër priten reshje intensive në këto qarqe

IGJEUM, përmes një njoftimi, ka bërë me dije se në datat 23 deri më 26 janar priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqendruara në veri dhe në jug të territorit.

Më tej, IGJEUM thotë se nga llogaritjet hidrologjike, këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa. Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të përrenjve dhe lumenjve më të vegjël të shoqëruara edhe me rrëshqitje të dherave, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Lumenjtë e tjerë do kenë rritje të prurjeve por parashikohen me rrezik më të ulët nga përmbytjet.

Gjithashtu, IGJEUM njofton se sot pasdite (e premte, dt. 22) dhe nesër (e shtunë, dt. 23) priten reshje intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje mesatare. Reshjet pritet të jenë të shoqëruara dhe me shtrëngata. Në veri dhe verilindje të vendit, sot dhe nesër reshjet priten të jenë edhe në formë dëbore në lartësitë më të mëdha se 500 metra mbi nivelin e detit.

Sa i takon temperaturave, nesër (e shtunë, dt. 23) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 12 / 13 °C,  në vendet e ulëta: 10 / 13 °C, në vendet malore: 2 / 7.

Postimi i plotë .PARASHIKIM I RREZIKUT NGA PËRMBYTJET

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë dt. 23-26 Janar 2021 priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në jug të territorit. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa.

Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të përrenjve dhe lumenjve më të vegjël të shoqëruara edhe me rrëshqitje të dherave, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Lumenjtë e tjerë do kenë rritje të prurjeve por parashikohen me rrezik më të ulët nga përmbytjet. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.

PARASHIKIMI METEO RESHJETSot pasdite (e premte, dt. 22) dhe nesër (e shtunë, dt. 23) priten reshje intensive por lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje mesatare. Reshjet pritet të jenë të shoqëruara dhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në veri dhe verilindje të vendit, sot dhe nesër reshjet priten të jenë edhe në formë dëbore në lartësitë më të mëdha se 500 mbi nivelin e detit.

TEMPERATURAT Nesër (e shtunë, dt. 23) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 12 / 13 °C në vendet e ulëta: 10 / 13 °C në vendet malore: 2 / 7 °C, ERA Sot pasdite (e premte, dt. 22) dhe nesër (e shtunë, dt. 23) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME