Categories Lajme

Ikën Ilir Zela, në krye të AKEP kalon Tomi Frashëri/ Kush është drejtori i Edi Ramës që do të ketë kontroll mbi portalet

Largohet nga detyra përmes një letre dorëheqjeje, kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, (AKEP), Ilir Zela. Në vend të tij është propozuar me vendim të Këshillit të Ministrave, Tomi Frashëri. Këshilli i Ministrave e ka zyrtare tashmë largimin e Zelës, i cili siç mëson Dosja.al, nga burime koefidenciale, ka sqaruar përmes një letre tek kryeministri, për motive personale. Zela e mori këtë detyrë në nëntor të vitit 2017, duke zëvendësuar në këtë detyre z.Pirro Xhixho.

Por kush është pasuesi i tij në këtë detyrë?

Tomi Frashëri nuk është i panjohur… Deri më dje, ai ka mbajtur postin e Shefit të Protokollit të Kryeministrit Edi Rama, dhe njihet si një njeri i besuar i shefit të ekzekutivit. Frashëri, do të votohet në Kuvend më 19 dhjetor, ditë kur në parlament pritet të votohet edhe paketa e njohur si paketa “anti-shpifje”, e cila synon që t’i japë kontroll AKEP-it që do të drejtohet nga një njeri i afërt i Ramës, dhe AMA-s, (Autoritetit të Mediave Audiovizive).

Qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje” e cila do të kalojë në Kuvend në 19 dhjetor. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë.

Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake news”, bllokohet për një vit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME