Categories Lajme

Ikën nga lufta, dy fëmijët ukrainas nisin shkollën në Sarandë, mësueset ruse vetëofrohen për të ndihmuar

Oleksandra dhe Mykhailo Kravchenko janë dy fëmijë, të cilët sapo kanë mbërritur nga Ukraina në Sarandë.

Lajmin e ka bërë me dije kreu i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, i cili shkruan se fëmijët e ardhur nga Ukraina, kanë nisur mësimin në shkollën “9 Tetori”.

Ai shkruan se nxënësit ukrainas janë pritur me ngrohtësi nga bashkëmoshatarëve të tyre, mësuesit, stafi drejtues i shkollës, si dhe mësues të gjuhës ruse, të cilët edhe pse në pension, u vetëofruan me asistencë për fëmijët.

“Oleksandra dhe Mykhailo Kravchenko janë dy fëmijë, të sapo mbërritur nga Ukraina🇺🇦 në Sarandë.

Ata filluan mësimin në shkollën “9 Tetori”, datë që mbart simbolikën e çlirimit të qytetit tonë, me shpresën e mirë, se së shpejti do të kthehen në atdheun e tyre të çliruar🙏

Gjetën mikëpritjen, ngrohtësinë❤️dhe solidaritetin🤝 e bashkëmoshatarëve të tyre, mësueseve, stafit drejtues të shkollës, si dhe mësueseve të gjuhës ruse, të cilët edhe pse në pension, u vetëofruan me asistencë për fëmijët👏👏👏

Ishim aty, me punonjësit e Drejtorisë së Kujdesit Social dhe të Drejtorisë Ekonomike Arsimore të Bashkisë, për ti asistuar, me mjetet e nevojshme didaktike 📚✏️🖍 dhe me një kontribut modest financiar, në këto momente të vështira dhe duke i siguruar ata, prindrit dhe të afërmit e tyre, që do të jemi pranë dhe solidarë në çdo moment🙏🙏” thuhet në postim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME