Categories Lajme

“Ikin një nga një”! Fshati që u katandis nga 500 në 10 familje

Rruga e pakalueshme dhe mungesa e shërbimeve kanë detyruar banorët e Lavdarit, që të braktisin përfundimisht fshatin e tyre. Udhëtimi drejt fshatit të braktisur ishte i vështirë. Një rrugë me gjatësi katër kilometra, ka mbajtur peng zhvillimin e kësaj zone, ndërkohë që janë larguar dhe kanë braktisur fshatin të gjithë banorët.

Për te zbritur në qytet e për ushqime dhe ilaçe, banorët detyrohen ta bëjnë në këmbë. “2-3 orë në këmbë. Kush ka kafshë, zbret me atë, e ngarkon dhe kthehet” thanë banorët.

Aktualisht kanë mbetur më pak se 10 familje, aty tre dekada më parë kishte 500 të tilla. kanë vështirësi të shumta ekonomike.  Në rrugë sheh vetëm të moshuar. Ndihen të harruar në harruar, ndërsa pushtetarët i shohin vetëm për zgjedhje. “Ikin një nga një nga rruga, nuk u bë rruga si në demokraci dhe socialistja, na morën votat dhe na gënjyen” thanë banorët.

Investimi i vetëm është sheshi para xhamisë së fshatit e ndërtuar nga vet kontributet e fshatit. Bashkia Korçë thotë për ABC se ende nuk ka një projekt për këtë zonë e cila mesa duket do te vijojë të qëndrojë e vetmuar nga fshatrat e tjerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME