Categories Lajme

“Ikja e doktorëve po më prek çdo ditë”, mjeku Alimehmeti: Unë kam vendosur të jetoj këtu, ndaj do shkoj në protestë

Mjeku Ilir Alimehmeti, kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, thotë se do të jetë sot në protestë sepse ka vendosur të jetojë në Shqipëri, siç shkruan ai, “për një shqiptar më shumë dhe një dhimbje më pak”.

“Hemorragjinë e doktorëve e prek çdo ditë në të përditshmen time e te çdo doktor, infermier, informaticien, inxhinier dhe shqiptar që ikën duke lënë pas një karrierë prej disa vitesh në Shqipëri, shoh një grua me bombul gazi në dorë që me gjysmë zëri thotë; Kanë ikur të gjithë bir”, shkruan mjeku.

Nga Ilir Alimehmeti

744.000 shqiptarë kanë lënë Shqipërinë për të ndërtuar jetën në një tokë të huaj. Një shifër tragjike për një vend kaq të vogël si Shqipëria. Kjo tokë e bekuar me diell dhe me ujë i ka të gjitha mundësitë t’i mbajë bijtë e saj këtu.

Politikat e mbrapshta qeverisëse dhe shtypja e vazhdueshme i kanë detyruar mijëra shqiptarë të marrin valixhet dhe të derdhen rrugëve të Evropës. Një mik shkolle disa ditë më parë më rrëfeu këtë histori;

“Ishte mëngjes dhe po shkoja me nxitim në punë. Nga hyrja e një pallati të vjetër del një grua e moshuar me një bombul të vogël gazi në duar. Më thërret dhe më thotë;  A ia ndërron pak nënës këtë bombulën se nuk kam fuqi? Doja të bëja një kafe turke, por nuk kishte gaz.

Ndal hapat e teksa ndërroj bombulën e gazit, gruaja vazhdon të flasë; “Kanë ikur të gjithë bir. Djemtë e mi janë larg. Në të gjithë shkallën jemi veçse pleq. Ia ndërroj dhe ia jap. Më falenderon dhe më jep uratat e saj.

Në dukje duket një histori e zakonshme, por në të vërtetë është e zakonshmja tragjike e një pjese të mirë të shqiptarëve qē po dëbohen nga vendi i tyre.

Hemorragjinë e doktorëve e prek çdo ditë në të përditshmen time e te çdo doktor, infermier, informaticien, inxhinier dhe shqiptar që ikën duke lënë pas një karrierë prej disa vitesh në Shqipëri, shoh një grua me bombul gazi në dorë që me gjysmë zëri thotë; Kanë ikur të gjithë bir.

Në cilësinë e një njeriu që ka vendosur të jetojë në këtë vend duke mirëkuptuar zgjedhjen e vështirë të atyre që larguan, nesër do të jem në protestë. Do të jem në protestë për një shqiptar më shumë dhe një dhimbje më pak.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME