IKMT zbarkon në Vlorë. Nga sot nis aksioni i shembjes së objekteve për ndërtimin e “Lungomare 2”, nga zona e Ujit të Fohtë sapo mbaron Lungomare deri ne Orikum.
Janë rreth 50 objekte të parashikuar për tu shembur në një aksion i cili pritet te zgjasë më shumë se një muaj.
Mes këtyre objekteve që do të dëmtohen janë plazhe, bare, restorante, si edhe hotele të zones.
Të gjitha objektet të cilat do të kenë dokumentacion të rregullt pronese do të shpronësohen në bazë të ligjit.
Ditën e sotme IKMT është vendosur në zonën e Ujit të Ftohtë.