Categories Lajme

Ilir Hysa,Dumreja –një perlë që nuk duhet ndotur

Të dashur bashkëqytetarë të zonës së Dumresë! Kishte ca kohë që kisha dëgjuar se një kompani italiane po bënte përçapje për të filluar kërkimin e naftës atje, por pastaj ra heshtja, siç ndodh shpesh më punë të mëdha të kësaj natyre. Ose, ndonjëherë, gjërat ngelen vetëm në letër. Por tani që gjërat duket se po lëvizin sërisht, dua t’ju them dy fjalë.

Nuk ka pikë dyshimi se zona jonë ka nevojë për investime, në vazhdën e disa punëve të mira në infrastrukturë përgjatë dekadës së fundit, dhe kjo nevojë shpjegon një soj dëshire të zjarrtë tonën, por ndoshta pa u menduar mirë. Pra, arsyetimi është i thjeshtë: nëse gjendet naftë, lindja e një industrie të re do të krijonte vende pune dhe do të sillte zhvillim ekonomik, dhe ashtu është. Projekte të tilla krijojnë edhe vende pune.

Por mos harroni se zhvillimi i një industrie ndotëse vjen edhe me kosto të lartë. Studiuesit paraqesin shumë arsye pse industria e naftës dhe gazit natyror është e dëmshme. Industria dëmton florën dhe faunën, kafshët dhe njerëzit—nëpërmjet ndotjes së ajrit dhe ndryshimit të klimës.

Pra, nëse asgjë tjetër nuk do të kishte rëndësi, ai zhvillim ka potencialin të ndotë ajrin e pastër që thithni ju dhe fëmijët tuaj dhe do të përdhoste burimet e bukura dhe të pasura ujore të Dumresë. Kjo nuk është gjë e re. Zhvillimi i industrive të tilla ka pasoja katastrofale për ambjentin. Nëse nuk mendohet mirë, bazuar në studime fizibiliteti mbi efektet mbi amjentin, industria e naftës do të ndalte hovin tashmë të njohur mirë në zhvillimin e turizmit. Pra, ajo do të largonte turistët vendas dhe të huaj që po vizitojnë zonën gjithnjë e më shumë. Thënë ndryshe, le të mos vemë vetulla dhe të nxjerrim sytë!

Prandaj, autoritetet lokale dhe shoqëria civile duhet të këmbëngulin për nevojën e studimeve të tilla para se të fillojë puna. Nëse studime të tilla janë bërë tashmë, ato duhen studiuar mirë (nëse ka të tilla studime, ju lutem mi dërgoni). Nëse nuk ka, duhet të bëhen. Por gjithësesi, ju jeni të zotët e atij vendi dhe askush nuk mund t’ju imponojë gjëra që ju nuk i doni.

Pse po i them këto? E mora mundimin për t’i shkruajtur këto rreshta nga dashuria për vendin ku linda dhe u rrita, nga dashuria për njerëzit e mi, për të gjithë ju. Kjo sepse ka shumë gjasa që konçensionarët e huaj (në këtë rast italianë) dhe shteti do të vjelin shumicën e fryteve të kësaj pune, ndërsa ju do të prisni nëse pikon ndonjë pikë dhe do të paguani një çmim goxha të lartë.

Sipas agjensisë së lajmeve Rojters (https://mobile.reuters.com/article/amp/idUSKBN1YO28K), Eni është joshur nga suksesi i para 5 viteve të Royal Dutch Shell në Shpirag.

Sipas informacionit të kompanisë Eni (https://www.eni.com/…/eni-signs-a-production-sharing-contra…) pak dihet nga marrëveshja e firmosur në dhjetor 2019 ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe Shefit Ekzekutiv të Eni-t Claudio Descalzi përpos faktit se Eni përbën një prezencë të njohur në Shqipëri me dy eksplorime pa sukses në Adriatik, që rezultuan në largimin e saj në vitin 1999. Kontrata përcakton ndarjen e prodhimit nga palët. Pra, në komunikatën për shtyp të Eni-t nuk përmendet ndonjë studim fizibiliteti përveç faktit që italianët ia kanë hedhur sytë një sipërfaqjeje prej 587 km katror gati 40 km nga Tirana.

Ne i mirëpresim investimet e huaja, por duam ato të pastrat, sikurse bëjnë vendet e Europës Perëndimore. Ata që duan të investojnë në Dumre le të investojnë në energji diellore, ujore apo ere, pra burime të rinovueshme dhe të pastra të energjisë. Ato do të ndihmonin edhe në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit. Pra, bashkëqytetarët e mi, dyshoj shumë se ju do të fitonit nga nafta po aq sa kanë fituar gjetkë banorët e zonave të kromit, nikelit, bitumit e të burimeve të tjera të nëntokës së pasur shqiptare. Por është e sigurtë se ju do të “fitoni” ndotjen. Prandaj, kjo është kohë për t’u menduar mirë dhe për të kërkuar shpjegime. Vetëm kështu nuk do të pendoheshim më vonë. Mbi të gjitha, mos e shisni lirë bukurinë e Dumresë sonë të dashur!

Përshëndetje të përzemërta, Ilir Hysa Associate Director – Senior Economist në Moody’s Corporation
30 korrik 2020 (Montazhi  Ilir Hysa ; fotot: Fiqiri Kasa)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME