Categories Lajme

Ilir Meta dekreton dhe përshëndet ligjin për ndryshimin e procedurës së administrimit të pasurive

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme ligjin për ndryshimin e procedurës së administrimit të pasurive të sekuestruara nga krími i organizuar. Në njoftimin e Presidencës thuhet se mbështetja e strukturave që kanë rol vendimarrës në administrimin e pasurive që burojnë nga krími i organizuar duhet të jetë në fokusin e të gjitha institucioneve ligjzbatuese. Gjithashtu presidenti Meta ka përshëndetur rritjen e mbështetjes financiare për OFL-në  nga ana e qeverisë.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës/24 korrik 2020

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje Ligjin nr. 85/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10192, datë 3.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krímit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krímeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar”.

Synimi i kësaj nisme ligjore për ndryshimin e procedurës së administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, mirëpritet nga Presidenti i Republikës. Mbështetja e strukturave që kanë rol vendimmarrës në mënyrën e administrimit të pasurive objekt të këtij ligji, me prejardhje nga veprimtaria kríminale, duhet të jetë në fokusin e të gjithë institucioneve që përfaqësohen brenda tyre. Gjithashtu, përshëndetet parashikimi në ligj për rritjen e mbështetjes financiare në funksion të misionit primar të Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krímit të Organizuar, për parandalimin dhe hetimin e kryerjes së veprave penale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME