Categories Showbiz

Ilir Shaqiri nuk lë gjë pa thënë në Big Brother: Kam tradhtuar gruan

Provës së javës në “Big Brother VIP” iu ‘nënshtrua’ edhe balerini Ilir Shaqiri, i cili rrëfeu një prej momenteve më të vështira të jetës së tij.

Shaqiri tregoi se vite më parë, e kishte tradhtuar gruan e tij dhe kishte rrezikuar të humbiste familjen e tij.

“Ishte një histori që nisi si një lojë. Luajtëm aq shumë sa u futa në një labirint. Gruas i thashë se do të largohem nga shtëpia derisa të vendoset përfundimisht ç’do të bëjmë. Do humbisja gjithçka nga ajo gjë”, tregoi balerini.
Më tej, ai tregoi se fatmirësisht pati mirëkuptimin e gruas dhe vajza e tyre nuk mori vesh asgjë, derisa martesa u stabilizua dhe ata arritën të shpëtonin marrëdhënien e tyre.

Fryt i dashurisë së tyre disa-vjeçare është Emily e cila ka trashëguar talentin e të atit dhe i është përkushtuar baletit, por edhe aktrimit. Ai ndihet krenar për këtë fakt dhe nuk ngurron asnjëherë që ta shprehë talentin e së bijës në këtë fushë. Më herët, Ilir Shaqiri ka treguar se ndan një marrëdhënie shumë të ngushtë me vajzën e tij dhe ata nuk e konsiderojnë njëri-tjetrin vetëm si atë e bijë, por edhe si shokë të ngushtë që ndajnë bashkë çdo sekret.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME