Categories Lajme

Importoi nga Brazili mishin e pulës me salmonelë, procedohet në gjendje të lirë 50-vjeçari

Policia ka ndaluar 50-vjeçarin e shpallur në kërkim për importin nga Brazili të mishit të pulës me slamonelë, që ka ngritur alarmin për sigurinë ushqimore në vend.

Pas konsultimit me prokurorin, njofton policia, u vendos procedimi në gjendje të lirë i këtij shtetasi.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin A. G., 50 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme, për shëndetin ose jetën e njerëzve“. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos procedimi në gjendje të lirë i këtij shtetasi”, njofton policia.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, njoftoi se ka nisur procedurat e gjurmimit dhe bllokimit të një sasie mishi pule, i dyshuar me Salmonelë, që është importuar në vendin tonë nga Brazili, përmes Portit të Durrësit.

Sipas AKU, është inspektuar subjekti importues për ndjekjen e gjurmueshmërisë, i cili është referuar në organet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Subjekti importues po hetohet për sa i takon elementëve të veprës penale për mosrespektim të kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënie të informacionit të pasaktë.

Në hyrje të subjekteve private janë vendosur tabela informuese për klientët, të cilat evidentojnë produktet që përmbajnë salmonelë.

Ishte në kërkim/ Importoi nga Brazili mishin e pulës me

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tragjike në Greqi/ Shqiptarja humb jetën në vendin e punës

Edhe pse shërbimet e urgjencës mjekësore shkuan në vendngjarje, gruaja kishte ndërruar jetë. Autoritetet kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën elektriçisti në Divjakë

Një elektriçist humbi jetën tragjikisht këtë pasdite në Divjakë. Xhuljo Shtëmbari ishte në krye të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjashmëria me Chris LaCivita trazoi rrjetin, Vullnet Sinaj flet për herë të parë: Nuk kam gjë me të, por…

Në një intervistë për News24, deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka komentuar një ngjashmëri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Martini do të festonte 15-vjetorin e lindjes, prindërit i shkojnë te varri me lule dhe tullumbace

Kjo ditë do të ishte plot gëzim për familjen Cani, ku djali i tyre i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Prill 2025

Dashi Parashikohet një ditë disi e mbytur për ju, ku pozitiviteti dhe negativiteti do të…

LEXO ME SHUME