Categories Lajme

Detaje/ Masakrimi me thikë i 22-vjeçares nga ish i dashuri: Tentoi të vetëmbrohet. Trupi i saj qëndroi për 20 orë në shtëpinë e vrasësit, nëna e autorit: Isha në gjumë

Mark Antony Samson e vrau Ilaria Sulën duke e goditur 3 herë me thikë në fyt, mbrëmjen e 25 marsit, plagë që i shkaktuan vdekjen 22-vjeçares shqiptare në më pak se një minutë për shkak të humbjes së madhe të gjakut.

Më pas, Mark Antony Samson mbylli derën e dhomës së tij të gjumit dhe deri pasditen e 26 Marsit e mbajti të fshehur trupin e studentes shqiptare, të cilën e kishte ftuar për të fjetur në shtëpinë e tij, ndërsa ende nuk dihen arsyet pasi thuhet se çifti ishin ndarë.

20 orë ose edhe më shumë, pjesërisht të mbuluara me mister, por tashmë të mjaftueshme për të përkeqësuar dyshimet për prindërit e tij.

Roli i prindërve

Në orët e vona të pasdites së të martës, Ilaria ka dalë me miqtë e saj dhe më pas u ka thënë atyre se do të shkonte në shtëpinë e të dashurit të saj. Lidhja e tyre vazhdonte ende, edhe pse në krizë.

Pra, një mbrëmje si të tjerat, duke qenë se e reja ndalonte shpesh për të fjetur te Mark Antony Samson.

Megjithatë, në orën 18:00 të datës 26 Mars, një pajisje e instaluar nga Bashkia e Polit fokusoi targën e makinës së familjes Samson (e vetmja, një fuoristradë e zezë) pranë shkëmbit ku trupi i vajzës u gjet në një valixhe një javë më vonë.

Makina shkon drejt asaj pike dhe pak minuta më vonë largohet. Pajisja e instaluar për të kapur vetëm ata që hedhin mbeturina në landfillin e paligjshëm kap vetëm targën, por jo makinën.

Por, për ta futur trupin e viktimës në valixhe dhe për ta vendosur në bagazhin e makinës, duket e paimagjinueshme që Mark Antony Samson ta ketë bërë i vetëm.

Për më tepër, prindërit e 23-vjeçarit, sipas akuzës ndodheshin në shtëpi. “Unë nuk isha atje”, u tha babai i autorit hetuesve. “Po flija”, ishte versioni i mamasë. Dy dëshmi që konsiderohen të pabesueshme. Ndërkohë është sekuestruar makina dhe banesa në rrugën Homs, si dhe telefoni i të riut.

Autopsia

Përveç tre plagëve me thikë, autopsia e kryer në institutin e mjekësisë ligjore Sapienza u fokusua në plagë sipërfaqësore që i atribuohen një sherri.

Ndaj mendohet se Ilaria ka tentuar të mbrohej. Gjaku i gjetur në dhomën e 23-vjeçarit është i tij. Gjurmët shumë të vogla gjalu në krahasim me plagët e shkaktuara, shenjë se dhoma është pastruar. Nga kush dhe kur është një pyetje tjetër që të çon te çifti Samson.

Sa orë ka mbetur kufoma në shtëpinë e tyre? Nëse udhëtimi për ta hequr qafe është në pasditen e 26 marsit, në çfarë ore është vendosur në makinë? Logjika sugjeron se gjatë mbrëmje së 25 Marsit për të mos u vënë re, shkruan Corriere.

Por në ato orë zhurmat e dyshimta duhet të ishin më të dëgjueshme, sidomos në një shtëpi të vogël si ajo në Rrugën Homs. “E humba mendjen, nuk doja ta vrisja. Kërkoj falje për atë që bëra”, tha 23-vjeçari për hetuesit.

Akuzat

Samsoni akuzohet për vrasje me dashje dhe për fshehje të kufomës. Autori nuk tha asgjë për rolin e prindërve të tij.

Por hipoteza është se, ndërkohë që prindërit e Ilarisë e kërkonin dhe bënin apel për ndihmë, ata kanë mbuluar krimin e djalit të tyre. Jo vetëm në ato njëzet orë, por për të gjithë javën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME