Categories Lajme

Incident i rëndë në Elbasan, prokurori i SPAK dhe anëtari i BKH akuzojnë vëllezërit se u bënë pritë në afërsi të tunelit

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur tre ditë më parë kur një prokuror i SPAK dhe një anëtar i Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan në Elbasan për të mbledhur informacione lidhur me arrestimin e Arben Spahiut dhe Arsen Preçit. (lexo më shumë këtu)

Sipas gazetës “Panorama”, teksa Prokurori i SPAK, Behar Dibra, largohej bashkë me një Oficer të Policisë Gjyqësore të BKH dhe me shoferin e tyre në një makinë tip “Honda”, në afërsi të tunelit të Elbasanit, janë përballur me një makinë tjetër në të cilin lëviznin Orges Sina dhe Emirjan Sina, konkretisht 24 e 27 vjeç, lindur në Librazhd e banues në Durrës. Njëri prej tyre punon oficer sigurie i një firme private në Portin e Durrësit.

Në hyrje të tunelit, njëri prej personave ka fotografuar mjetin e prokurorit dhe OPGJ, ndërsa nga krahu tjetër i njëjti veprim është bërë dhe nga personat që udhëtonin në makinën “Honda”. Mjeti i Orges dhe Emirjan Sina i kanë prerë rrugën makinës së prokurorit të SPAK duke i kërkuar llogari pse po i fotografonin.

Në këtë moment debati ka agravuar duke shkuar deri në tentativë të përleshjes fizike, por që është shmangur kur njëri nga vëllezërit ka treguar dokumentin duke pretenduar se është punonjës i Policisë së Shtetit.

Në këto momente prokurori ka treguar gjithashtu dokumentin që tregon se është anëtar i SPAK.

Por kjo nuk i ka ulur tensionet mes palëve që kanë vijuar sherrin duke shkëmbyer fjalë e ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Pas neutralizimit të situatës, prokurori ka vënë në dijeni për incidentin e ndodhur auroritetet përkatëse dhe automjeti me të cilin lëviznin dy vëllezërit është vënë në kërkim nga Policia e Elbasanit, Durrësit dhe Tiranës, ndërsa është vënë në dijeni edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Ka mësuar se gjatë ndjekjes së makinës së dy vëllezërve, ata kanë thyer dhe një posto bllok të ngritur posacërisht në qytetin e Durrësit nga policia e qarkut duke shmangur shoqërimin e tyre.

Pas punës së bërë nga të tre drejtoritë vendore të Policisë, është bërë i mundur identifikimi dhe prangosja e dy vëllezërve Orges dhe Emirjan Sina, të cilët sot kanë dalë para gjykatës së Elbasanit dhe janë njohur me masën e “arrestit me burg”, kërkesë e bërë nga prokuroria e Elbasanit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME