Categories Lajme

‘Incidenti’ i parë vjen nga Kombinati, pezullohet procesi i numërimit nga numëruesit e PD

Procesi i numërimit është pezulluar përkohësisht në 2 nga 5 tavolinat në “Shkollën e Kuqe”, në zonën e Kombinatit në Tiranë. Pezullimi erdhi si rrjedhojë e kërkesës së bërë për pushim nga numëruesit e Partisë Demokratike me arsyetimin se janë të lodhur.

Ndërkohë, anëtarët e KQZ, numëruesit e PS dhe partive të tjera, kërkojnë që procesi të mos ndërpritet. “Duam të bëjmë pushim, njerëzit janë të lodhur, duam dy orë pushim asgjë më tepër. Këta thonë vdisni këtu. Nuk pranojmë të ndërrohen numëruesit, sepse duan deri tek kutia e 10.

Ata janë të zhveshur nga ndjenjat humane. Punohet katër pesë orë, pushohet dy orë dhe kthehen prapë. Kjo aplikohet në të gjithë KZAZ. Këta sillen me një arrogancë. Sipas këtyre Kodi Zgjedhor e parashikon që pa u bërë nga 5 në 10 kuti nuk ndërrohesh, nga ana tjetër ka dhe një kod moral, kjo e fundit del mbi kodin ligjor”, u shpreh numëruesi i PD-së.

E pranishme në ambientet e numërimit ishte dhe ministrja Belinda Balluku, e cila deklaroi se procesi duhet të vazhdojë pasi numëruesit e PD-së janë minorancë përballë numëruesve të forcave të tjera politike pjesëmarrëse në proces.

“Ne duam të numërojmë, duke qenë se të gjithë grupet janë në gjendje pune, s’ka arsye për të vonuar, të kërkosh të flesh që në 5 orët e para, i bie të mbarojmë pas 3 javësh. Ne duam të punojmë, PD do gjumë. Unë s’e kuptoj, këtu kemi parë një shfaqje, kutitë u morën zvarrë, s’e kuptoj pse nuk flasin me zë të ulët. Në minorancë PD duhet të ndjekë grupin i përbërë nga disa anëtarë. Kjo është një bllokim i procesit, nëse duan të flenë gjumë, i kuptoj. Nëse duan të pezullojnë procesin, prapë se kuptoj se kjo është gjë që do të bëhet. Ata bëjnë mbledhje partie tek cepi, ndërkohë që ne duam të bëjmë punët”, u shpreh Balluku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME